Ja si duken 2 vajza me "Zika",kanë
personalitetin e tyre e duan të jenë...

Ja si duken 2 vajza me "Zika",kanë<br />personalitetin e tyre e duan të jenë...
Një grua nga Kansas, nënë e dy vajzave të cilat janë të prekura nga virusi Zika ka theksuar se vajzat e saj janë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Në një shkrim të publikuar nga Daily Mail, Gwen Hartley, 40-vjeç thotë se mikrocefalia në shëndetin e vajzave të saj mendohet të jetë shkaktuar nga epidemia Zika, e cila aktualisht është e përhapur në shumë vende të botës.

zika
 
Hartley nuk e cilëson këtë virus si një dënim me vdekje pavarësisht se shkakton zhvillimin jo të plotë të trurit në fëmijët, si dhe një varg defektesh të tjera shëndetësore. Ajo u bën apel të gjithë prindërve që të përballojnë këtë situatë dhe të qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre.

Vajza e saj e madhe Claire, 14 vjeç, u diagnostikua me mikrocefalia vetëm tre muaj, ndërsa 9-vjeçarja Lola, u diagnostikua ndërsa ishte ende në barkun e nënës së saj. 

zika
(Ne te majte Claire dhe ne te djathe Lola)

Ata peshojnë shumë pak kilogram dhe nuk mund të ecin e as të flasin dhe vuajnë nga kapjet e përditshme .

Tani nëna e tre fëmijëve ka folur me solidaritet me prindërit e tjerë, fëmijët e të cilëve vuajnë nga ky virus, të mos tremben nga deklaratat e mjekëve se fëmijët e prekur nga ky virus mund të jetojnë vetëm një vit.

Gwen është shprehur duke këmbëngulur se prindërit e këtyre fëmijëve duhet të jenë shumë të fortë për këtë situatë të ndodhur. 

zika

Duke folur për rreth 4,000 foshnjave të lindura në Brazil ajo është shprehur: “Do të jetë e vështirë , dhe të gjithë do të duhet të mblidhen së bashku . Ata do duhet të edukojnë veten dhe duhet të ngrihet një sistem mbështetjeje sepse me të vërtetë është shumë i rëndësishëm. Fëmijët e tyre do të jenë drita e jetës së familjes së tyre".

Ajo shtoi më tej se kishte shumë pyetje për gjithë këtë alarm botëror për virusin Zika. "Unë kam shumë pyetje rreth virusit Zika. Shifrat po ndyshojnë përditë për përhapjen e këtij virusi.  Disa janë thellësisht të prekur dhe disa nuk janë në përputhje me jetën. Për shkak të gjendjes, Lola dhe Claire nuk mund të ecin apo të flasim. Por vajzat e mija mund të përshtaten me mua”.

41-vjeçarja tha se ata vajzat e saj janë si çdo vajzë tjetër në moshën e tyre dhe duan për të dëgjojnë muzikë dhe të shikojnë TV.

'Njerëzit harrojnë se ato janë kaq të vogla për shkak të sëmundjes. Disa njerëz reagojnë në mënyrë të papërshtatshme. Ata nuk e kuptojnë dhe pikë, ia ngulin sytë dhe të bëjë fytyra të ndryshme ku shikojnë vajza”, u shpreh ajo.

Sipas nënës secila nga vajzat ka personalitetin e saj, dhe e vogla Carlie kërkon që të jetë e përkëdhelur.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon