Dokumentet/ Ja si Ilir Meta tentoi të sabotonte Byronë Kombëtare të Hetimit duke bllokuar rrogat e agjentëve

Dokumentet/ Ja si Ilir Meta tentoi të sabotonte Byronë Kombëtare të Hetimit duke bllokuar rrogat e agjentëve

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është angazhuar për sabotimin e funksionit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke zvarritur hyrjen në fuqi dhe më pas rrëzuar ligjin për pagat e hetuesve dhe drejtuesve të strukturës që do të asistojë SPAK në hetimin e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta. Në 24 shkurt të 2021, maxhoranca dërgoi në Kuvend për shqyrtim dhe miratimin disa ndryshme në ligjin për SPAK-un, duke përcaktuar nivelin e pagave të hetuesve pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas nismës ligjore, paga bazë e hetuesve BKH-së do të jetë sa 60 % e pagës bruto fillestare të prokurorit pranë SPAK, plus një shtesë prej 2 % të pagës bazë për vjetërsi, si dhe shtesë deri në 70 % për vështirësi. Paga e kreut të BKH do të jetë sa paga e prokurorit të SPAK, ndërsa e zëvendësdrejtorit sa 80 % e pagës së drejtorit.

Nisma u shqyrtuar në komisionet parlamentare dhe më pas u miratua në Parlament në 23 mars 2021, me qëllim për të zhbllokuar sa më shpejt pagat për drejtuesit e BKH si dhe për 28 agjentët e parë. Në ligjin në fuqi për SPAK nuk kishte asnjë dispozitë për parashikimin e pagave të personalit të BKH-së. Por, që ndryshimet  e reja në ligjin për SPAK të botoheshin në Fletoren Zyrtare dhe të hynin në fuqi pas 15 ditësh, duheshin dekretuar nga Ilir Meta. Nga ana e tij, Meta priti nga data 23 mars deri në datën 16 prill, duke shfrytëzuar maksimalisht afatin dhe në fund rrëzoi ndryshimet, duke i rikthyer për rishqyrtim, me argumentin se projektligji nuk ishte konsultuar. 

Në arsyetimin që shoqëron dekretin e Metës kundër ndryshimeve, ndër të tjera thuhet se “Nisur nga fakti që procesi i konsultimit gjithëpërfshirës nuk është kryer, atëherë është e
detyrueshme për t`u realizuar, pas kthimit për rishqyrtim të ligjit nr. 47/2021. Kuvendi i Shqipërisë, nisur nga kjo mundësi që jep Presidenti i Republikës përmes kthimit të ligjit për rishqyrtim, mbart detyrimin për ta realizuar këtë proces të gjerë konsultimi, përpara se të kalojë në miratimin përfundimtar të këtyre ndryshimeve kaq të rëndësishme”. 

Në 7 maj u emëruan 28 agjentët e parë të BKH, të cilët nisën punën në mënyrë vullnetare, pa paga. Ndërkaq, kryetarja e BKH, Aida Hajnaj, vijonte prej muajsh punën në mënyrë vullnetare. Po në datën 7 maj, Kuvendi rrëzoi dekretin e Metës me 91 vota kundra, 6 pro dhe 6 abstenim, duke e konsideruar të pabazuar dhe në kuadër të luftës politike. Ndryshimet ligjore u botuan në Fletoren Zyrtare në një javë më pas, në 14 maj 2021, ndërsa do të hyjnë në fuqi në fund të këtij muaji.

(Klikoni këtu) Meta kundër pagave për hetuesit dhe drejtuesit e BKH

 

Depozitimi i ndryshimeve në ligjin për SPAK në Kuvend

 

Votimi i dytë i projekligjit nga Kuvendi në 7 maj 2021

 

Botimi i ndryshimeve ligjore në Fletoren Zyrtare

 

(Klikoni këtu) Ndryshimet e miratuara

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë