Ja si kujdeset Alfio për Fatmën pas lindjes së vogëlushit

Ja si kujdeset Alfio për Fatmën pas lindjes së vogëlushit

Alfio, Fatma dhe Noah

Dy ditë më parë, çifti i njohur i showbiz-it, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani, u bënë prindër për herë të parë.

Fatma solli në jetë një vogëlush, të cilin e pagëzuan me emrin Noah.

Menjëherë pas lindjes, çifti ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale momentet e para me të voglin, nëpërmjet disa fotove shumë të ëmbla.

Alfio mundohet ta ndihmojë sa më shumë partneren pas lindjes dhe e gjithë kjo tregohet me anë të një fotoje shumë të këndëshme.

Në llogarinë e tij në Instagram, shefi i kuzhinës publikoi një foto ku komentuesit e cilësuan si partnerin shembullor, pasi ndihmonte Fatmën në dhomën e spitalit.

Ai shfaqet duke u përkujdesur për Fatmën pas lindjes, teksa i thante flokët pas dushit.

“Skuadra e familjes”, shkruan Alfio krahas postimit me partneren e tij.

Fatma dhe shefi i kuzhinës e bënë publike lidhjen e tyre në tetor të vitit 2018 dhe që atëherë janë kthyer në një nga dyshet më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Postimi i Fatmës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës