Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku ka humbur jetën gjatë lindjes një foshnjë.
Rastin e ka kallëzuar në polici babai i foshnjës, i cili ka deklaruar se fëmija ka ndërruar jetë gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë.
Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se autoritetet përkatëse janë duke hetuar rastin. Rasti është klasifikuar si trajtim i papërgjegjshëm mjekësor.
Drejtori i këtij reparti, Zef Ndrejajn ka mohuar deklaratën e babait, ku ka theksuar se foshnja ka vdekur sa ka qenë brenda në mitër. Ai konfirmoi se rasti është në autopsi dhe do të shihet saktë se çka ka ndodhur.
“Gabim është (deklarata e babit), foshnja nuk ka lindur e vdekur, ka vdekur brenda në mitër tash arsyet janë të shumta. Mundet me qenë kordoni edhe ndonjë anomali. Kështu që rasti është në autopsi kur verifikohet atëherë e shohim se çka është arsyeja”, ka thënë Ndrejaj për Insajderin.
Çka deklaroi babai i foshnjës në Polici?
Sipas babait të foshnjës, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16%
-
Pak
9.7%
-
Aspak
74.3%
Vota total: 144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re amerikane
24 Janar, 09:09
-
Davos/ Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
24 Janar, 07:53
-
Kosovë/ Kujtimet e '99-ës, hapet muzeu i parë i Fëmijëve të Luftës në Prishtinë
23 Janar, 13:35
-
Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në lokalin në Prizren, nis procesi gjyqësor për rastin 'Kobra City'
23 Janar, 12:15
-
Kosovë/ E pazakontë në Suharekë, qeni futet në shkollë dhe sulmon 4 nxënës dhe oficerin e policisë! Në fund asgjësohet nga efektivët dhe arrestohet pronari
23 Janar, 08:23
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
22 Janar, 17:38