Drejtori i Qendrës së Kontrollit të Branave Arif Shahini, (në foto) është shprehur, se asnjë nga personat e arrestuar nuk ka farmaci apo depo farmaceutike në emrin e tij. “Asnjë nga personat e arrestuar nuk ka të regjistruar ndonjë farmaci apo depo farmaceutike, apo ndonjë biznes të ngjashëm.

Por depo farmaceutike ka nënë e Saimir Tahirit, Luiza Tahiri”, tha Shahini. Po sipas tij, nga Qendra e Kontrollit të Barnave është duke u marrë një grup hetimor me këtë çështje, për të parë se çfarë medikamentet ata trafikonin dhe përse ato shërbenin.

“Nesër (sot), ne do dalim me një raport, se çfarë medikamente ishin dhe përse përdoren ato”, thotë drejtori i Kontrollit të Barnave. Nga ana tjetër, është bërë e ditur nga burime doganore, se medikamentet nuk zhdoganohen në vendkalimet kufitare. “Ilaçet zhdoganohen në doganat e qyteteve respektive ku shkojnë, thanë burimet.

Ato deklarohen në pikat kufitare dhe me anë të një letre shoqëruese, shkojnë në destinacion për zhdoganim, por edhe Qendrën e Kontrollit të Barnave. Në portin e Durrësit ato nuk janë deklaruar, gjë që do të thotë, se mund të jenë sjellë me çanta dore”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptaja.com (print) 26.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)