Mëngjeset e shpejta e gjithmonë me një gjë të ëmbël për të ngrënë nuk është aspak e shëndetshme për një ditë të ngarkuar që na pret. E këtë nuk e bëjmë vetëm ditët kur nuk kemi kohë, por na është bërë zakon në përditshmëri.
Por nuk bëjmë aspak mirë që mëngjesin e shpenzojmë duke ngrënë sheqer, e që na bën të ndjemi sërish të uritur vetëm një orë e gjysmë pasi kemi ngrënë. Ka shumë mëngjese të tjerë që janë më të lehtë për tu përgatitur e shumë më shumë të shëndetshëm.
Ja disa ide:
-Gjalpë kikiriku dhe banane: provoni këtë superushqim dhe do ta ndjeni menjëherë diferencën në rupin tuaj. Ky ushqim mbanë gjashtë herë më shumë kalcium se qumështi duke ju siguruar energji për disa orë të mira.
-Kos të zbutur me fruta pylli: Kjo është një pije magjike të cilën mund ta përgatisni në shumë pak sekonda. Merrni frutat kalojini në një blender, e pasi ti keni copëtuar hidhini kosin të cilin mund ta holloni edhe me pak ujë nëse dëshironi. Në këtë mënyrë do të përfitoni këtë pije të mrekullueshme të cilën mund ta konsumoni edhe rrugës duke shkuar në punë për ditët kur jeni me vonesë.
-Sanduiç me avokado dhe vezë: Ndonjëherë thjeshtë është më mirë. Merrni dy feta bukë dhe i lyeni me avokadon të cilën duhet ta keni kaluar më parë në blender. Në fetat e bukës vendosni më pas nga një vezë të zier. Kështu do të keni një tost perfekt e të shëndetshëm.
-Keku (Cup cake) me vezë por pa sheqer. Merrni vezët përziejini me spinaq proshutë dhe djathë. Më pas futini në format e kekut, e piqni për 15 deri në 20 minuta. Thjesht dhe shpejt! Një ushqim i përsosur.