Tjetër grup në PD! Kadilli del me ‘Iniciativën Demokratike’, i bashkohen edhe Ivi Kaso, Enno Bozdo, Arben Ristani: Partia në krizë të thellë

Demokratët nuk do të kenë përballë vetëm dy alternativa, rreshtimin në krah të Bashës apo të Berishës. Përballja mes tyre, prodhoi një tjetër rrymë në PD, Iniciativën e Fatbardh Kadillit, i cili thotë se konflikti mes kryetarit dhe ish kryetarit të partisë ka futur selinë  blu në një krizë të thellë.

 “Grindja e brendshme, kriza e rëndë politike, përplasja mes dy kryetarëve po shpenzon energji, po bjerr moralin tonë politik dhe ka nxjerrë jashtë misionit të saj opozitar PD. Ne besojmë se asnjëra palë nuk jep zgjidhje të qëndrueshme. Nuk janë zgjidhja as për PD dhe as për të ndërtuar opozitë të pastër. Asnjëri nuk bashkon, nuk forcon, nuk na shton, nuk fiton. Nuk jep një fokus të qartë e të vërtetë opozitar. Një alternativë konkuruese", tha Kadilli.

Për këtë arsye, ish kandidati për kryetarin e PD, prezantoi sot Iniciativën Demokratike, një grupim që sipas tij, do të bëjë opozitën e vërtetë.

 “Përballë pushtetit abuziv të Ramës, ne do të vijmë si një opozitë e pastër, opozitë konkuruese, opozitë që ngjall shpresë. Kjo opozitë e re do ketë propozime të besueshme, nga njerëz të besueshëm, në dobi të vendit. Në përputhje të plotë me statutin e PD, ne sot shpallim krijimin e iniciativës demokratike si strukturë e PD-së jo mbi baza territoriale por sociale, profesionale, politike. Me shtrirje dhe veprim në gjithë territorin”, u shpreh ai.

Ndryshe nga gara për kreun e partisë, të zhvilluar në qershor, kur Kadilli nuk pati në krah asnjërin prej figurave të Partisë Demokratike, në prezantimin e grupimit të tij, atij ju bashkuan anëtari i kryesisë së PD, Ivi Kaso, Enno Bozdo, Arben Ristani dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD.

Fjala e Fatbardh Kadillit

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të rëndë. Jemi përsëri në opozitë. Jemi të përçarë dhe kemi lidershipin të kompromentuar përballë anëtarësisë. 

Gara për zgjedhjen e Kryetarit të ri ishte një mundësi e humbur dhe e keqpërdorur.

Në Manifestin Politik për Ringritjen e PD kam këmbëngulur për një PD më të madhe se Kryetari, për një PD më të madhe se vetvetja.Motoja ime ishte dhe mbetet për Një PD të Pastër, Të Hapur, Të Bashkuar dhe Fituese.

Iniciativa Demokratike, me një logo domethënëse - iDE, është propozimi ynë i ri për demokratët dhe opozitarët. 

Në këtë kohë të turbullt ne kemi propozimin tonë për demokratët: 

Grindja e brendshme, kriza e rëndë politike, përplasja mes dy kryetarëve po shpenzon energji, po bjerr moralin tonë politik dhe ka nxjerrë jashtë misionit të saj opozitar PD. 

Ne besojmë se asnjëra palë nuk jep zgjidhje të qëndrueshme. Nuk janë zgjidhja as për PD dhe as për të ndërtuar opozitë të pastër. Asnjëri nuk bashkon, nuk forcon, nuk na shton, nuk fiton. Nuk jep një fokus të qartë e të vërtetë opozitar. Një alternativë konkuruese. 

Pikërisht tek krijimi i alternativës qëndron propozimi ynë. Ne kemi marrë përgjegjësitë tona.

 Do të bëjmë opozitë. Një opozitë të re. Përballë pushtetit abuziv të Ramës, ne do të vijmë si një opozitë e pastër, opozitë konkuruese, opozitë që ngjall shpresë. Kjo opozitë e re do ketë propozime të besueshme, nga njerëz të besueshëm, në dobi të vendit. 

Në përputhje të plotë me statutin e PD, ne sot shpallim krijimin e iniciativës demokratike si strukturë e PD-së jo mbi baza territoriale por sociale, profesionale, politike. Me shtrirje dhe veprim në gjithë territorin. 

Ne sjellim ide. Në iDE ballafaqohen ide. Kush ka ide, vjen në iDE. Me mendim të ri politik, me sfida të vërteta politike, me aksion të njëmendtë politik. Për beteja politike thelbësore, programore dhe jo beteja rastësore. 

iDE do të mobilizojë energjitë dhe talentin e pashfrytëzuar të demokrateve dhe opozitarëve.

Opozita nuk është ekskluzivitet i askujt. Partia edhe mund të bëhet monopol. Opozitarizmi jo! 

Struktura e re, iDE është e përbërë nga politikanë me përvojë, me karrierë politike dhe administrative, por edhe njerëz të rinj, të shkëlqyer që duan të kontribuojnë 

Ajo është vetvepruese. iDE është më e gjerë se anëtarët e PD. Ajo është një ftesë për çdo demokrat që nuk është PD-ist dhe për çdo qytetar që nuk është demokrat. 

Tek vetveprimi, tek hapja, tek konkurenca si filozofi e jetës, si dhe tek qytetari qëndron dallimi dhe e veçanta e këtij forumi të pangjashëm deri më sot. 

iDE do të bëjë politikë që sjell dobi për qytetarin. Që zhvillojnë dhe lartësojnë familjen, ligjshmërinë, pronën private, tregun dhe meritokracinë. 

Ne kemi vendosmërinë, kemi guximin, kemi pastërtinë dhe durimin të përballemi me të keqen kudo. Brenda nesh dhe jashtë nesh. 

Qëllimi është një shqipëri me e mirë, më e drejtë, më konkuruese.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • D.Didani: 01/10/2021 01:59

    Eshte momenti qe te dal ligji i ri per partite! Partite duhet te kene kriter te lidhura me popullsine e nje vendi! Le te krijojne shoqata kush ka deshire te mbledh turmat rreth vetes ,por jo parti! Amerika 350 Milioneshe ka vetem dy parti Kina 1.5 Miliard ka nje parti dhe punet ecin shume mire!Partite jane sherr,sepse edhe kur nje parti ka nje propozim pozitiv,kundreshtaret duan ta hedhin posht! Ekonomine e shtyjne para ligjet dhe jo partite!

    Përgjigju
  • D.3: 28/09/2021 14:48

    Ristani tê dali e tê pranoj publikisht qê e vuni Bashên kryetar bashkie me urdhêr nga shefi i partisê e me vota tê sajume e tê manipulume.Mas ksaj mund ti lind e drrejta te perfitoj nai post publik ose politik. Vet e vun klyshin e tani ju hongri tê gjithve 1 nga 1.

    Përgjigju
  • Lutfi: 28/09/2021 13:40

    Në PD janë bere kesoj propozime qysh shumë kohë më parë ku kanë dalë disa parti motra dhe nuk kanë patur sukses e janë kthyer tek partia mëme e si ato kepusht pinë për 30 vite gjakun e atij populli fukara. që populli i din mire se kush janë e. sdua tju përmend emrat se i urrej me themel. I propozoj Edi Rames e parlamentit të shfuqizojë atë ligj famëkeq të krijimit të partive të reja edhe këto agzistuese tu bëj verifikimin e anëtareve që kanë sot ato parti. Tu priten të ardhurat nga shteti e të mbijetojnë me kuotat që dalin nga anëtarësia.

    Përgjigju
  • Timo: 28/09/2021 12:15

    Suksese dhe perpara per fitore . Dihet qe eshte nje rruge e veshtire ne kushtet qe ndodhet vendi ku kerkohet durim dhe guxim per tu permballur me korrupsionin dhe sistemin mafioz politik 30 vjecar , por jane te gjitha mundesite qe duke zgjedhur njerez te paster dhe punetore nga te gjitha ngjyrat fitorja te jete e sigurte dhe shume afer .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033