I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët, por shoqëruar me erë të fortë. Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore.
Subjektet kontraktore kanë vazhduar punën për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë të veçantë.
Bashkia Kukës ka mobilizuar në kapacitetet të plotë punonjësit e emergjencës civile në terren për hapjen e rrugëve që lidhin njësitë administrative me rrugët nacionale. Raportohen të bllokuara njësitë administrative Arrën, Zapod, Grykë Çajë, dhe Kalis. Mësohet se energjia eletrike është shkëputur në njësitë administrative Arrën, Surroj, Shishtavec, Topojan ,Zapod, Kolsh, Malzi, si dhe fshatrat Mgullë Qam, Vrish, Gdheshtë.
Në Tropojë të gjitha rrugët që lidhin njësitë administrative me rrugët nacionale janë të hapura.
Bashkia Tropojë ka mobilizuar në kapacitetet të plotë punonjësit e emergjencës civile në terren për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat me njësitë administrative. Mësohet se energjia eletrike është shkëputur në njësitë administrative Lekbibaj, Bujan, Llugaj, Margegaj, Tropojë e Vjetër, Bytyç, si dhe fshatrat Pac ,Vlad dhe Zherkë.
Në Has të gjitha rrugët që lidhin njësitë administrative me rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.
Bashkia Has ka mobilizuar në kapacitetet të plotë punonjësit e emergjencës civile në terren për pastrimin e rrugës që lidh fshatin Dobrun me rrugën nacionale.
Deri tani ngelen të bllokuara rrugët e fshatrave Nikoliq dhe Vlahen, ndërsa rruga Krumë-Cahan kalohet me vështirësi.
Mësohet se energjia eletrike është shkëputur në njësitë administrative Golaj, Gjinaj, si dhe fshatrat Nikoliq, Vlahen dhe Myç.
Lajmi kryesor:
Makina të bllokuara nga bora në Iballë, evakuohen pasagjerët! Fushë-Arrëzi në izolim total! Stuhi në mbarë vendin
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.5%
-
Jo
20.2%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Destinacioni ‘kryefjalë’ i këtij dimri, qytetarë të shumtë nga Shqipëria kalojnë fundjavën në Prevallë të Prizrenit
15 Dhjetor, 19:05
-
Bulqizë/ Reshje të dendura shiu, bëhet e pakalueshme rruga që lidh dy lagjet e qytetit! Banorët heqin këpucët për të kaluar (VIDEO)
15 Dhjetor, 11:51
-
Mbulohet nga ‘velloja e bardhë’ e dëborës, pamjet mbresëlënëse me dron nga Valbona (VIDEO)
15 Dhjetor, 08:55
-
Moti i keq/ Kapiteneria e Portit të Durrësit dhe Vlorës ndalon sot lundrimin e anijeve të vogla të peshkimit! Tragetet vijojnë normalisht
14 Dhjetor, 10:06
-
Dibër/ Në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 60-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali (EMRI)
13 Dhjetor, 14:46
-
Të miturit që sulmojnë me thikë, 3 raste në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit
12 Dhjetor, 16:57
-
VIDEOLAJM/ Llogaraja e zbardhur nga dëbora, adrenalina e aktiviteteve malore nga të rinjtë në Majën e Qorres
12 Dhjetor, 10:45
-
Peshkopi/ Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 18-vjeçari (EMRI)
12 Dhjetor, 09:30
-
Dibër/ Përshtatën ambientet e lokalit për shitje e përdorim kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 persona
11 Dhjetor, 09:50
-
Zgjedhjet 2025/ Rama çon Klosin drejtues politik në Dibër! Vëngu krah Çuçit në Vlorë! Porositë në mbledhjen e Kryesisë
9 Dhjetor, 09:52
-
Moti i keq/ Reshje të dendura bore në veri të vendit! Vështirësi në qarkullim, Policia thirrje drejtuesve: Përdorni zinxhirë
9 Dhjetor, 07:29
-
Dibër/ Kosova e kërkonte për dhunim, arrestohet për ekstradim 25-vjeçari! Gjykata e e Prizrenit kishte dhënë masën 'arest me burg'
8 Dhjetor, 11:27