TIRANË - Për t’i shpëtuar vuajtjes së dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e Mbarime dhe Alda Canaj, Marjon Rroku, ka gjetur strehim në Amerikë, duke u paraqitur me një pasaportë false me emrin Jeton Mirakaj.

Duke u maskuar me këtë emër, Rroku i është drejtuar autoriteteve amerikane me një kërkesë për azil, duke paraqitur një sërë dokumentash të falsifikuara, nëpërmjet të cilave pretendonte të faktonte se familja e tij ndihej e kërcënuar në Shqipëri për shkak të një gjakmarje që kishte nisur qysh prej vitit 2001.

Rroku në kërkesën e tij, ka përdorur dhe emrin e institucionit të SHIK, ku u shpjegonte amerikanëve, se hasmëria ndaj familjes së tij, kishte nisur pikërisht për shkak të detyrës së tij dhe se familja që e kërcënonte ishte familja Canaj. Madje duke e lidhur detyrën e tij si tepër delikate, atij i kishin djegur dhe banesën e familjes në Shqipëri.

Dhe për të provuar këtë Marjan Rroku allias Jeton Mirakaj, ka paraqitur dhe disa shkrime gazetash. Mirëpo nuk kanë kaluar shumë kohë dhe alibia e Rrokut është rrëzuar nga autoritet amerikane të cilat në 28 mars të 2014, kanë vendosur të rrëzojnë kërkesën e azilit, duke i hapur rrugën më pas ekstradimit të tij në Shqipëri, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Argumenti i gjykatës në SHBA
Marjan Rroku, ish­-agjenti i SHIK-­ut i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në Tiranë 15 vjet më parë, tentoi të ndalte ekstradimin nga SHBA-­të. Ai madje kishte dërguar një raport për të apeluar ekstradimin në Shqipëri, ku ishte dënuar nga gjykata për vrasjen me paramendim të Alda Canajt dhe të ëmës së saj.

Por cila ishte lëvizja e Rrokut. Ai kishte dërguar në Byronë e Apelit të Emigracionit në SHBA (BIA) një mocion për të ndalur ekstradimin. Motivi kryesor ishte se atij i rrezikohej jeta në Shqipëri, pasi mund të hakmerreshin familjarët e Aldës. Kështu, Rrokut iu mohua mocioni për djegien e shtëpisë së tij në Shqipëri, për të cilën kish akuzuar familjen Canaj.

Kjo thuhet edhe në raportin e BIA­-s për çështjen e Rrokut, e cila e hodhi poshtë mocionin, duke lënë në fuqi vendimin për ekstradim. Vendimi u mor nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane. “Ne refuzojmë apelimin e Rrokut në BIA se i rrezikohet jeta në kthim. Ky mocion mund të rihapet vetëm kur ka prova të reja dhe të manipulueshme.

Pretendimet e Rrokut janë pakrediblitet. Mbi këto arsye, BIA refuzoi provat fotografike nga familjarë të Rrokut për pretendimet e tij, si edhe dokumentin se përse rrezikohej nga gjakmarrja. Sa i përket djegies së shtëpisë së tij nga familja Canaj, ka raportime kontradiktore. Por duhen marrë në konsideratë vetëm burime nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që janë burime të sigurta. Agjencitë e lajmeve shqiptare që kanë raportuar se shtëpia e Rrokut është djegur nga familja Canaj janë të pabesueshme dhe spekulative”-shkruan raporti.
 
Zgjimi pas 15 vitesh krimit të dyfishtë në Tiranë 
Rroku, 18 ditë pas kërkesës në Kushtetuese jep intervistë tek e “Diela Shqiptare”
Intervista e këngëtarit dhe moderatorit Ardit Gjebrea me vrasësin Marjan Rroku, është realizuar vetëm 18 ditë pasi i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Alda e Maribe Canajt i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e dënimit.

Televizioni “ReportTv” ka zbuluar se më 9 shkurt 2016 në këtë gjykatë është depozituar kërkesa nga i dënuar Marjan Rroku ku ai kërkon shfuqizimin e dënimi dhe kthimin e dosjes për rigjykim, pasi i dënuari pretendon se gjyqi kundër tij është zhvilluar në mungesë.

Mirëpo 18 ditë pas kësaj kërkesë transmetohet në “TV Klan” intervista e tij çka shërben për të krijuar dyshime se se ish-agjenti i SHISH përdor për tu shmangur dënimit me burg përjetë. Kjo intervistë ka hapur një debat në opinion publik se përse Rroku flet për herë të parë pas 14 viteve nga dënimi i tij me burg përjetë dhe 15 vite nga vrasje e Maribe dhe Alda Canaj. Gjithë intervista u ishte ndërtuar në mbroitje totale të vrasësit pa asnjë respekt ndaj dy viktimave, dhe asnjë respekt ndaj të vertetës.

”Report TV” ka mundur të shoh kërkesën e Rrokut drejtuar gjykatës kushtetuese ku ai si objekt gjykimi ka vendosur shfuqizimin e vendimeve gjyqësore të shkallës së parë penale të datës 2 Maj 2002, atë të apelit dhe atë të Gjykatës së Lartë të cilat e kanë dënuar me burg përjetë për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 17 shkurt 2001.

Burime nga kushtetuesja sqaruan për “ReportTV” se brenda datës 9 Prill kjo kërkesë do të marrë një përgjigje zyrtare nëse do të pranohen apo jo pretendimet e Rrokut dhe nëse do të gjykohen këto pretendime nga 9 anëtarët e kolegjit kushtetues.

Krimi i dyfishtë. Njohja me oficerin gjatë studimeve biblike fetare
Në 2001-shin Marjan Rroku qëlloi me pistoletë për vdekje të “dashurën” 16-vjeçare Alda Canaj dhe të ëmën e saj, Mbarimen. Familjarët, pas ankesave të vajzës për bezdisje të shpeshta, madje edhe me kërcënim arme, kishin ardhur me banim në kryeqytet, ku Alda ishte nxënëse në vitin e parë të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja.

Alda dhe motra Ornela e kishin njohur Marjanin gjatë studimeve biblike fetare, por më pas ai kishte treguar anën e tij të dhunshme. Një pasdite, kur ai ka tentuar të marrë për një kafe Aldën, e ëma ka debatuar keq me të. Rroku kishte nxjerrë pistoletën dhe, pavarësisht lutjeve të nënës që të vriste vetëm atë, i ekzekutoi të dyja.

Ngjarja ka shokuar Tiranën,ka ndodhur në zonën e pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Pas krimit, oficeri i SHISH është larguar me shpejtësi duke u arrestua pas katër vitesh në SHBA. Arestimi i tij është bërë falë dhe ndihmës që ka dhënë motra e Alda Canaj, e cila e ka njohur Rrokun teksa hipte në një tren.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)