Ja si shpallet rezultati
përfundimtar i zgjedhjeve

Ja si shpallet rezultati<br />përfundimtar i zgjedhjeve
TIRANE - Do të mjaftojnë vetëm 5 ditë, sipas Kodit Zgjedhor që KQZ të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për shpëndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore. Por që të arrihet deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar, i cili sipas Kodit duhet të shpallet nga KQZ, duhet një rrugë e gjatë duke filluar që nga procesi i numërimti të votave dhe certifikimi i tyre nga KZAZ dhe KQZ.

Janë GNV ato të cilat nxjerrin rezultatet e zgjedhjeve, të cilat mund edhe të ndryshojnë, kjo në varësi të ankimimeve dhe vendimeve të marra nga KQZ. Procesi i numërimit vazhdon në mënyrë të pandërprerë deri në numërimin e të gjitha kutive të pranuara të rregullta nga ana e KZAZsë. Ndërkohë që të dhënat kalojnë në KZAZ, të cilat më pas i dërgojnë në KQZ.

KQZja verifikon dhe nxjerr rezultatet e votimit për zonën zgjedhore për Kuvendin apo për njësinë e qeverisjes vendore, territori i së cilës është i ndarë në dy apo më shumë ZAZ, në bazë të tabelave të rezultateve të nxjerra nga çdo KZAZ e zonës zgjedhore përkatëse. Për këtë, KQZ-ja plotëson Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të ZAZ dhe e miraton atë me vendim jo më vonë se 48 orë nga mbërritja e të gjitha tabelave të zonës zgjedhore.

Ndërkohë që partitë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, KQZja përllogarit shpërndarjen e mandateve brenda koalicionit në çdo zonë zgjedhore, mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që secila parti pjesëtare e koalicionit ka marrë në zonën zgjedhore përkatëse dhe numrit të mandateve që koalicioni ka fi tuar në zonën zgjedhore përkatëse.
 
ANKIMI
 
Çdo parti politike, pjesëtare ose jo e një koalicioni, dhe kandidati i propozuar nga zgjedhësit kanë të drejtë të ankohen në KQZ kundër vendimeve të KZAZ-së, që cenojnë interesat e tyre të ligjshëm, brenda 3 ditëve nga data e shpalljes së vendimit. Ankimi ndaj vendimit mund të përmbajë ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore ose/dhe pavlefshmërinë e rezultatit në një apo disa qendra votimi, sipas nenit 160 të këtij Kodi.

Por kundrejt vendimeve të KQZ, subjektet politike kanë të drejtën e ankimimit të vendimeve të KQZ në Kolegjin Zgjedhor. Ankimi për të gjitha vendimet që KQZ-ja merr në periudhën, e cila #xdcbf; llon 48 orë pas dekretimit të zgjedhjeve të pjesshme ose të përgjithshme deri në përfundim të shqyrtimit administrativ të ankimeve zgjedhore ose të kalimit të afateve të ankimit për zgjedhje, bëhet brenda 5 ditëve nga shpallja e tyre.
 
PAVLEFSHMËRIA DHE PËRSËRITJA
 
Kodi përcakton se KQZjaa, kryesisht ose me kërkesë të subjekteve zgjedhore, i shpall zgjedhjet të pavlefshme në një apo më shumë qendra votimi, në rast se kanë ndodhur shkelje të ligjit, të cilat kanë cenuar rëndë procesin zgjedhor ose kur tërësia e shkeljeve të ligjit, sipas kësaj shkronje, të ndodhuara në ato qendra votimi mund të ketë cenuar procesin zgjedhor në një masë të tillë, që mund të ketë ndikuar në ndarjen e mandateve në zonën zgjedhore; kanë ndodhur fatkeqësi natyrore në përmasa të tilla, që kanë penguar pjesëmarrjen e zgjedhësve në votim; ose votimi nuk ka #xdcbf; lluar apo është pezulluar për më shumë se pesë orë.

Pas përfundimit të procesit të ankimit, jo më vonë se 3 ditë nga nxjerrja e rezultatit të zonës zgjedhore, KQZ-ja kryesisht ose me kërkesë të subjektit, shpall të pavlefshme dhe urdhëron përsëritjen e zgjedhjeve në të gjithë zonën zgjedhore, kur pavlefshmëria e shpallur në një ose disa qendra votimi, sipas nenit 160 të këtij Kodi, ndikon në ndarjen e mandateve në zonën zgjedhore ose në shkallë vendi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)