Fotografia Eva Sula sjell ekspozitën, “Muza e zbuluar” me foto nudo, ndoshta më të veçantë të një artiste femër në Shqipëri. Arti pamor shpesh ka sjell nudon si artin më të dëshiruar edhe për publikun.
Që në antikitet arti nudist ka qënë i lakmuar. Eva ka zgjedhur tre modele duke shkrepur në trupin e tyre nudo, 40 fotografi. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” fotografia Eva Sula në këndvështrimin e saj duke hedhur poshtë edhe tabutë e nudizmit të femrave, si artiste mendon se femra nudo është shumë e bukur.

Muza, sipas saj, gjendet pikërisht tek trupi i zhveshur i femrave. “Femra nudo për mua është shumë e bukur dhe mjaft tërheqëse. Zgjodha femrën pasi mendoj se më mirë se unë që jam femër kush mund ta kuptoj trupin e një femre”, thotë Eva.
Në planet e ardhshme të fotografes Sula do të jetë një ekspozitë tjetër ku në qëndër të saj do të jenë meshkujt nudo. Ekspozita “Muza e zbuluar” pas Tiranës do të qëndrojë në qytetin e Shkodrës e më pas do të udhëtojë edhe në Kosovë.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com