Një i ri në Japoni, Keisuke Jinushi ka realizuar disa fotografi ku tregon disa mënyra se si t’i bëni të tjerët të mendojnë se jeni në një lidhje dhe keni të dashur.

Kjo gjë është më e lehtë nga sa mendoni dhe në fakt lidhet me artin e të bërit fotografi. Për këtë gjë, sipas Keisuke Jinushi, ju duhet vetëm një manikyr, një krem për duar, një stilolaps dhe një celular smartphone.

Duhet vetëm të lyeni duart me krem dhe të bëni manikyr me çfarë ngjyre që dëshironi, mjafton që të duken si duar femre.

Dhe më pas, e vetmja gjë që ngelet të bëni, është të drejtoni smartphone-in drejt vetes dhe të shkrepni një fotografi. Sipas tij, kjo është një ide gjeniale.

Të gjithë mendojnë se ju keni me të vërtetë të dashur. Por, problemi fillon kur shokët të kërkojnë që të takojnë të dashurën tënde dhe atëherë do të duhet të mendosh justifikime nga më të ndryshmet.
japonez
Foto të tjera

(v.gj/shqiptarja.com)