Rikthehet më 23 tetor, ja si të regjistroheni në Maratonën e Tiranës, rregullat që duhet të dini para garës

Rikthehet më 23 tetor, ja si të regjistroheni në Maratonën e Tiranës, rregullat që duhet të dini para garës

Maratona e Tiranës 2019

Maratona e Tiranës 2022 rikthehet më 23 tetor si eventi më i madh sportiv i kryeqytetit, me pjesëmarrjen e 2500 vrapuesve nga e gjithë bota. Ky event organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës, duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti Ndërkombëtar. Të gjithë ata që do të duan të sprovojnë veten dhe të garojnë, do të duhet të regjistrohen brenda datës 17 Tetor, dhe do të pajisen me numra garues dhe regjistruesit e kohës Bib në datat 21 dhe 22 tetor 2022 në çadrën e shërbimit përkatës, pranë sheshit “Skenderbej” të ngritur nga organizatorët. Orari i këtij shërbimi do të jetë nga ora 09:00 deri në orën 20:00. Qytetarët mund të regjistrohen në faqen zyrtare online të Maratonës së Tiranës www.tiranamarathon.com, në seksionin regjistrohu si dhe në të gjitha pikat e shërbimit të EasyPay në Shqipëri. http://www.easypay.al/vendodhja-e-agjenteve-easypay/.

Të gjithë garuesit 18 vjeç, për të patur një regjistrim të vlefshëm duhet të dërgojnë përmes sistemit, një foto të kartës ID të njërit prind ose kujdestarit të tyre dhe deklaratën për pranimin e pjesëmarrjes të firmosur nga ata. Deklaratën për pranimin e pjesëmarrjes do të mund ta shkarkoni në seksionin “Regjistrohu” pas plotësimit të datës së lindjes.

Para fillimit të garës çdo pjesëmarrës duhet ta ketë të vendosur në pjesë të dukshme të trupit, përkatësisht në pjesën e gjoksit ose barkut. Numrat garues dhe matësit e kohës Bib duhet të jenë të vendosura deri në përfundim ose deri kur pjesëmarrësi dorëhiqet nga gara. Garimi pa numrin dhe matësin e kohës Bib, me të cilin çdo pjesëmarrës është pajisur nga organizatorët, konsiderohet shkelje dhe sjell si pasojë mosregjistrimin e kohës së shënuar nga pjesëmarrësi i kapur me këtë shkelje. Kapërcimi i kufijve të itinerarit të përcaktuar nga organizatorët konsiderohet shkelje dhe sjell si pasojë mosregjistrimin e kohës së shënuar nga pjesëmarrësi i kapur në këtë shkelje. Ndërkaq, pjesëmarrësit do të deklarojnë gjendjen e tyre shëndetësore para konkurrimit.

Të gjithë pjesëmarrësit për të gjithë kategoritë, të cilët do të arrijnë zonën e finishit do të pajisen me medaljen e pjesëmarrjes.

Rregullat

1-Pjesëmarrja në një nga garat e Maratonës së Tiranës, duke përdorur pajisje të tjera sportive ose transporti me motor nuk lejohet. Çdo lloj pajisje sportive ose transporti me motor, që mund të dëmtojë sigurinë, konkurrencën e drejtë ose shëndetin e pjesëmarrësve apo spektatorëve nuk lejohet në konkurrim. Për shembull, këtu përfshihen biçikletat, patinat, hover board etj.

 (2) Shoqërimi i pjesëmarrësve me biçikleta, patina in line dhe mjete të tjera transporti ose kafshë nuk lejohet, kjo çon në skualifikimin e pjesëmarrësit përkatës.

 (3) Në rast të veprimeve që shqetësojnë rrjedhën e duhur të eventit ose që rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve, organizatori është i autorizuar të ndalojë dhe të skualifikojë personin në fjalë nga gara në çdo kohë.

(4)-Përgjatë itinerarit të garës do të ketë pika të furnizimit me ujë. Vendosja e tyre do të jetë afërsisht çdo 2 km.

(5)-Eventi Maratona e Tiranës do të zhvillohet në të gjitha kushtet klimaterike.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun