Momenti i ndërrimit të viteve është festuar në të gjitha qytetet e vendit. Pavarësisht temperaturave të ulta qytetarët e pritën Vitin e Ri 2016 nën zhurmën e dritat vezulluese të fishekzjarreve.
Me shpresën për një vit më të mbarë e të begatë, qytetarët pas darkës së vitit të ri kishin dalë në qendrat e qyteteve për të pritur ndërrimin e viteve. Por ndryshe nga vitet e mëparshme, 2016-ta u prit nën një atmosferë pak më të zbehtë.
Gjirokastër
Gjirokastra ka përcjellë vitin 2015 dhe ka pritur vitin e ri 2016, nën një atmosferë të vaktë festive. Nuk kanë qenë të shumtë ata që kishin dal në qendrën e qytetit për të kremtuar e Vitit të Ri, ndërsa u vu remë së shumti prezenca e uniformave blu
Ashtu siç është bërë traditë, ndërrimi i viteve u shoqërua edhe me një koncert festiv. Ora 00:00 kulmoi me fishekzjarre të cilat ndriçuan, qytetin e gurtë. Qytetarët, kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë sukses, shëndet dhe lumturi për vitin e ri 2016. Fatmirësisht nata e ndërrimit të viteve nuk u shoqerua me incidente në Gjirokastër.

Gjirokastër
Fier
Ashtu si çdo vit fierakët e kanë pritur Vitin e Ri në sheshin kryesor të qytetit. Ndonëse nuk ishin të shumtë në numër, qytetarët kanë pritur ndërrimin e viteve si çdo herë me fishekzjarre në duar. Atmosfera festive në Fier u zbeh edhe për shkak të një aksidenti rrugor, ku një ëift i sapofejuar humbi jetën në prag të ndërrimit të viteve.

Fier
Berat
Ndërrrimi i viteve në qytetin e Beratit, ka mbledhur dhjetra qytetarë në sheshin qëndror të qytetit, për t'u argëtuar me spektaklin e fishekzjarreve, ku për rreth 1 orë është krijuar një atmosferë festive.
Pas spektaklit të fishekzjarreve qytetarët i janë drejtuar më pas lokaleve për të festuar deri në të gdhirë, ndërkoqë që trafiku në të gjitha rrugët ka qënë i rënduar, kjo edhe për shkak edhe të ardhjes së një numri të madh emigrantësh. Në të gjitha rrugët e qytetit, kishte prezencë të policisë e shërbimeve rrugore,duke bërë që kjo festë të përcillej pa incidente.

Berat
Ndërrimi i viteve është pritur me entuziazëm dhe fishekzjarre edhe në Qytetin e Shkodrës e Elbasanit.Report TV

Shkodër

Elbasan
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO