Kine - Zjarrfikësit në të gjithë botën shihen si heronj që shpëtojnë njerëzit nga vdekja në ndërtesa që digjen, por me sa duket në Kinë kanë një përfytyrim tjetër të heroit.

Një zjarrfikës është filmuar ndërsa nxjerr nga një restorant një bombël gazi e cila kishte marrë zjarr.

Ai pati idenë brilante ta vendoste bomblën në mes të rrugës ku ndodheshin dhjetëra kalimtarë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, shoku i tij me pompën e ujit fillon të lagë padashje kolegun dhe jo bombolën.

Siç mund të shihet në video, zjarrfikësi fillon të lagë pjesët anësore të bomblës së gazit dhe jo të mundohet të shuajë flakën, majde dhe vetë pompa e ujit nuk punon siç duhet pasi nxjerr vetëm një curril të vogël uji.

Video u transmetua për herë të parë në një televizion kinez duke ngjallur debate të shumta për profesionalitetin e zjarrfikësve në fjalë.

Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)