Siguria rrugore në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Bilanci i të aksidentuarve është katastrofik, kur marrin parasysh edhe aksidentet fatale. Mund të cilësohet një “bilanc lufte”. “Shqiptarja.com” publikon statistikat e detejuara  të aksidenteve rrugore, që kanë ndodhur vitin e kaluar.  Ekspertët e Transportit bëjnë të ditur se në vitin 2013 kanë ndodhur 2075 aksidente rrugore, ku 295 persona janë vrarë (nga këta 237 meshkuj e 58 femra), 478 persona janë plagosur rëndë (nga këta 388 meshkuj e 90 femra) dhe 2025 janë të plagosur lehtë, ku një pjesë prej tyre do të jetë me aftësi të kufizuara për pjesën tjetër të jetës së tyre, në disa raste, duke rezultuar në vështirësi financiare për familjet e tyre.
 
Sipas analizës së organeve të Transportit, arsyet kryesore të rritjes së numrit të aksidenteve janë: 1. Rritja e fluksit të lëvizjes së mjeteve në akset kryesore; 2. Rritja e shpejtësisë së lëvizjes mbi normat e lejuara; 3. Mos zbatimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të  rrugës. Për të ulur numrin e aksidenteve rrugore, Ministria e Trasnportit propozoi një sërë masash, duke bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë, si edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
 
1/3 e aksidenteve në vitin 2013, ndodhën gjatë verës

Vitin e kaluar, muajt që kanë pasur me shume aksidente rrugore, sipas statistikave të Transportit kanë qenë muajt qershor, korrik dhe gusht. Këto përkojnë me pushimet e verës kur rrugët tona kanë një fluks më të madh, duke qenë se ka shumë emigrantë, të cilët vijnë në Shqipëri me makinat e tyre. Vetëm në këtë 3-mujor të vitit 2013 kanë ndodhur 620 aksidente. E thënë ndryshe, kjo shifër përbën rreth 30% të të gjitha aksidenteve të vitit 2013. Gjithashtu gjatë muajve të verës aksidentet fatale kanë rezultuar të jenë 82 ose rreth 32% e të gjitha aksidenteve fatale të vitit 2013.

 
Aksidentet sipas muajve gjatë vitit 2013
Muaji Serioziteti Total
Fatal Plagosje e lehtë Plagosje e rendë
 
Janar 15 94 30 139
Shkurt 20 107 23 150
Mars 15 88 31 134
Prill 16 106 32 154
Maj 21 110 26 157
Qershor 30 122 35 187
Korrik 24 153 32 209
Gusht 28 156 40 224
Shtator 26 114 26 166
Tetor 22 130 49 201
Nentor 20 118 30 168
Dhjetor 22 135 29 186
 
Total 259 1433 383 2075
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 



 


E diela, dita me më shumë aksidente
 
Vitin e kaluar aksidentet më të shumta kanë ndodhur gjatë ditëve të dielz. Sipas statistikave, në ditët e diela të vitit 2013 kanë ndodhur 324 aksidente. E thënë ndryshe në këtë ditë javës kanë ndodhur rreth  16% të aksidenteve. Gjithashtu, të dielat kanë qenë ditët që kanë pasur më shumë fatalitete. Afërsisht 1/5 e aksidenteve, të cilat kanë rezultuar fatale, kanë ndodhur gjatë ditëve të diela.
 
Aksidentet sipas muajve gjatë vitit 2013
Ditë jave Serioziteti  
Total
Fatal Plagosje e lehtë Plagosje e rendë
 
Hënë 38 222 44 304
Martë 34 203 51 288
Mërkurë 29 198 57 284
Enjte 43 206 52 301
Premte 34 208 45 287
Shtunë 37 179 71 287
Diel 44 217 63 324
 
Total 259 1433 383 2075
 
 
 
Mbi 30% e aksidenteve ndodhën në rrethin e Tiranës
 
Rrethi që ka pasur më shumë aksidente vitin e kaluar ka qenë rrethi me popullsinë më të madhe në vend, pra ai i Tiranës. Numri i aksidenteve që ndodhën në rrethin e Tiranës gjatë vitit të kaluar kapin shifrën 649, nga ku 44 ishin fatale. Afërsisht 1/3 e të gjitha aksidenteve në shkallë kombëtare ndodhën në rrethin e Tiranës. Gjithashtu rrethet të tjera me mbi 100 aksidente për vitin 2013 ishin Elbasani (138), Shkodra (132), Durrësi (123), Fieri (119) dhe Lushnja (109).
 
 
Aksidentet sipas rretheve gjatë vitit 2013
Rrethet Serioziteti  Total
Fatal Plagosje e lehtë Plagosje e rendë
 
Berat 6 19 6 31
Bulqizë 6 5 13 24
Delvinë   1   1
Devoll 3 8 3 14
Dibër 3 6 3 12
Durrës 17 84 22 123
Elbasan 8 117 13 138
Fier 9 95 15 119
Gjirokastër 4 9 3 16
Gramsh 2 4   6
Has   1 1 2
Kavajë 13 38 18 69
Kolonjë 1 4   5
Korçë 10 56 16 82
Krujë 12 56 8 76
Kuçovë 1 3 1 5
Kukës 6 11 6 23
Kurbin (Laç) 9 25 20 54
Lezhë 18 30 33 81
Librazhd 7 20 6 33
Lushjnë 13 75 21 109
Malësia e Madhe 5 9 3 17
Mallakastër 1 8 3 12
Mat 1 15 6 22
Mirditë 2 17 10 29
Peqin 6 16 5 27
Përmet   1   1
Pogradec 6 34 5 45
Pukë 1   2 3
Sarandë 4 11 4 19
Shijak 10 18 15 43
Shkodër 20 67 45 132
Skrapar   1   1
Tepelenë 3 2 1 6
Tiranë 44 539 66 649
Tropojë 1 1 2 4
Vlorë 7 27 8 42
 
Total 259 1433 383 2075
 
 
 
Automjet/Këmbësor, tipi i aksidentit me fatalitetet më të larta
 
Tipi më i shpeshtë i aksidentit për vitin 2013 ka qenë automjet i përpalsur me këmbësor. Si ky tip aksidenti ka 615 raste, nga të cilat 91 kanë rezultuar fatale.
 
Aksidentet sipas tipit gjatë vitit 2013
Tipi i Aksidentit Serioziteti  
Total
Fatal Plagosje e lehtë Plagosje e rendë
 
Automjet i veçuar, i përplasur 23 112 33 168
Automjet i veçuar, rrëzuar në “ujë” 6 13 4 23
Automjet, i përmbysur 47 140 53 240
Automjet/Automjet kokë me kokë 22 95 28 145
Automjet/Autotomjet në kthesë 1 12 3 16
Automjet/Automjet në parakalim 3 16 4 23
Automjet/Automjet nga anash 16 143 36 195
Automjet/Automjet nga prapa 6 79 10 95
Automjet/me çiklist 11 62 16 89
Automjet/me kafshë 1 2 1 4
Automjet/me këmbësor 91 409 115 615
Automjet/me të tjerë 13 125 29 167
Biçiklete / këmbësor     1 1
Të tjera, të papërcaktuara 19 225 50 294
 
 Total 259 1433 383 2075
 
 
 
Pakujdesia, shkaku kryesor i fataliteve të këmbësorëve
 
Numri i këmbësorëve të aksidentuar  gjatë vitit të kaluar për shkak të kalimit pa kujdes të rrugës ishte 254, nga ku 52 raste ishin fatale. Kalimi pakujdes i rrugës përbën shakun kryesor të aksidentec rrugore, të cilat përfhsijnë këmbësorët. E thënë ndryshe mbi 40% e këmbësorëve aksidentohen në rrugë për faj të pakujdesisë së tyre.
 
 
Aksidentet sipas sjelljes së këmbësorëve gjatë vitit 2013
  Serioziteti  
Sjellja e Këmbësorëve Fatal Plagosje e lehtë Plagosje e rendë Total
 
Asgjë e dukshme 15 136 40 191
Duke ecur nëpër rrugë 5 22 6 33
Kalim këmbësorësh 1 10 1 12
Kalim muge pa kujdes 52 159 43 254
Kalim rruge diku tjetër 3 17 2 22
Të tjera 12 46 16 74
 
Total 88 390 108 586
 
 
 
Shoferët e aksidentuar, 273 raste rezultuan fatale
 
Të dhënat për aksidentet sipas kategorisë së përdoruesve të rrugës tregojnë se kategoria e shoferëve ka qenë me numrin më të madh të të aksidentuarve. Gjithsesej, në vitin 2013 janë aksidentuar 2056 shoferë, nga të cilët 273 me pasoja fatale
 
 
 
Aksidente sipas kategorisë së përdoruesve të rrugës gjatë vitit 2013
Përdorues të Rrugës Serioziteti  
Total
Fatal Plagosje e lehtë Plagosje e rendë
         
Çiklist 12 72 22 106
Kembësor 95 463 130 688
Motorçiklist 48 451 153 652
Pasagjer 162 568 145 875
Shofer 273 1467 316 2056
Te tjerë 3 42 11 56
         
Total 593 3063 777 4433
 
 
 
1/3 e të aksidentuarve në mënyrë fatale, në grupmoshën 25-44

Qytetarët e grupmoshës 25-44 janë ata që kanë pësuar më shumë aksidente fatale në rrugë gjatë vitit 2013. Rreth 30% e të aksidenturve në mënyrë fatale i përkasin kësaj grupmoshe. Gjithashtu, vitin e kaluar kanë humbur jetën, për shkak të aksidenteve rrugore, 21 fëmijë.


 
Aksidentet sipas moshës gjatë vitit 2013
Grupmosha Serioziteti  
Total
Fatal Plagosje e lehtë Plagosje e rendë
 
0-15 33 177 46 256
16-24 119 606 162 887
25-44 205 1214 315 1734
45-64 169 845 178 1192
65+ 62 188 69 319
N/A 5 33 7 45
 
Total 593 3063 777 4433
 
 
 
 
88% e aksidenteve nga automjete me moshë mbi 7 vjet
 
Të dhënat nga organet e Transportit tregojnë se mosha e automjetit ndikon në numrin e aksidenteve. Automjete me moshën mbi 7 vjet, që u përfshinë në aksidente gjatë vitit 2013, kapi shifrën 2010. Nga këto 2010 aksidente, 256 rezultuan me pasoja fatale.
 
Aksidentet sipas moshës së automjetit gjatë vitit 2013
Mosha e Automjetit Serioziteti  
Total
Fatal Plagosje e lehte Plagosje e rende
 
0-2 vjet 3 9 5 17
2-7 vjet 38 178 36 252
7-12  vjet 126 684 165 975
>12  vjet 130 710 195 1035
 
Total 297 1581 401 2279
 
 
 
 
Autoveturat dhe motorçikletat, në numrin më të lartë të aksidenteve
 
Në mbi 85% të aksidenteve rrugore janë përfshirë autoveturat dhe motorçikletata. Gjithashtu në aksidentet me këto lloje mjetesh ka pasur edhe fatalitetet më të larta: autoveturat (219) dhe motorçikletat (46).
 
 
Aksidentet sipas llojit të mjetet gjatë vitit 2013
Ljoji i Mjetit Serioziteti  
Total
Fatal Plagosje e lehtë Plagosje e rendë
 
Autobuz 3 23 5 31
Biçikletë 13 65 17 95
I panjohur     1 1
Kamion i rëndë + trailer 10 15 4 29
Kamion i rëndë >3.5t 12 24 8 44
Kamionçinë <3.5t 13 40 12 65
Karrocë me kafshë 1 13 2 16
Makinë, autoveturë 219 1287 268 1774
Mikrobuz, 8+1 7 27 10 44
Minibuz, > 8+1 2 11 4 17
Motorçikletë 46 433 149 628
Të tjera 3 51 12 66
Traktor ferme 3 8 4 15
 
Total 332 1997 496 2825