Ja të gjitha ndryshimet në Asamble,
Balla paralajmëron kryebashkiakët
PDF/Axhenda vjetore dhe politike e PS

Ja të gjitha ndryshimet në Asamble,<br />Balla paralajmëron kryebashkiakët<br />PDF/Axhenda vjetore dhe politike e PS<br>
Ka përfunduar pas dy orësh Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku është miratuar axhenda vjetore politike dhe organizative e eqeverisë. Gjithashtu, Asambleja ka miratuar ndryshimet në sekretariatet e PS, ku Bledi Çuçi do të jetë sekretar për çështjet zgjedhore, Blerina Gjylameti sekretare elektorale, Teuta Vodo sekretare për marrëdhëniet me jashtë, si dhe Stefan Çipa sekretar për diasporën.

Hapja dhe mbyllja e Asamblesë u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili në fund njoftoi se mbledhja e radhës do t’i kushtohet kryetarëve të bashkive, të cilët do të raportojnë për punën e tyre, duke lajmëruar dhe moskandidimin e tyre, nëse nuk arrijnë rezultate.

“Miratohet axhenda vjetore politike dhe organizative. Ndryshimet në strukturën e sekretariatit ekzekutiv, Gramoz Ruçi domosdoshmërisht duhet të jetë anëtar e Kryesisë së partisë. Asambleje zgjedh Ruçin anëtar të Kryesisë.

Anëtarja e Asamblesë Gerta Lubonja, ka fituar për t’u bërë pjesë e administratës publike, nuk mund të jetë më anëtare. Për këtë njoftohet Asambleja për përjashtimin e saj. Mbledhja e radhës do t’i dedikohet tërësisht kryetarëve të bashkive për raportim”, tha Balla.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë