Ja të kënaqurit & të pakënaqurit e TopFest 9

Ja të kënaqurit & të pakënaqurit e TopFest 9
Pak ditë na ndajnë nga finalja e edicionit të nëntë të festivalit të muzikës moderne shqiptare, Top Fest. Emra të njohur të njohur të muzikës shqiptare që kanë qenë pjesëmarrës në këtë event, nuk janë kualifikuar në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në 3 qershor në Pallatin e Kongreseve.Edhe këtë vit nata finale është konceptuar si një mbrëmje gala ku do të ndahen çmime për pjesëmarrësit në kategori të ndryshme si dhe çmimi i madh, ai i festivalit që zgjidhet zakonisht nga votat e publikut. Ronela Hajati, Orgesa Zaimi, Kejsi Tola , Laura Nezha, Çiljeta , grupi Lynx, Marsela Çibukaj, Laura Nezha , Enrika Derza etj nuk kanë arritur të kualifikohen për të qënë pjesë e finales.Në rrjetin social Facebook këngëtarë të ndryshëm kanë komentuar lidhur me mospërfshirjen e tyre në këtë event. Këngëtarja, Ronela Hajati ka publikuar një status ku shkruan se: “Jam shumë e lumtur t’iu njoftoj që nuk jam në finalen e Top Festit....Shikim të këndshëm të perlave të tjera muzikore...”. Ky fakt duket se i ka mërzitur fansat e saj, të cilët e konsideronin këngën “Nuk ka më kthim” të Hajatit, si fituese të këtij edicioni të nëntë. Shumë ish-konkurrentët e “The Voice”, si Enrika Derza, motrat Kumrija, Drilon Shala etj nuk kanë mundur të bëhen finalistët e këtij eventi. Ato që kanë mundur të kualifikohen kanë qenë Xheraldina Berisha dhe Marsela Çibukaj. Marsela në fillim është shprehur se nuk ishte kualifikuar në këtë festival, por më pas ka nxjerr një status në Faqen zyrtare të sajën në Facebook, ku thotë se do të marr pjesë në Finale. “Një keqkuptim i vogël nga ana ime. Më vjen keq. Kënga “Sipar”, ishte në listen e finalistëve të Top Fest 9. Kështu që miq të dashur nga një emocion në tjetrin.... ju puth fort të gjithëve “, ka thënë Marsela. Por bashkëpunimi me Stresin duket se i ka sjellë fat ish-konkurrentes kosovare të “The Voice”, Xheraldina Berisha. Kënga “Lamtumirë” është mirëpritur deri tani nga publiku shqiptar. Pa fat kanë rezultuar edhe emrat e njohur të muzikës së lehtë shqiptare të cilët kanë patur dhe më shumë eksperiencë me skenën dhe muzikën. Orgesa Zaimi, Laura Nezha dhe Kejsi Tola thonë për THASH&THEM se për to nuk përbënte surprizë mospërfshirja në finale.Ndërkohë disa nga finalistët janë Elhaida Dani me këngën “S’je më”, Erik Lloshi me “Ajo është ajo”, grupi Burn, Jeta Faqolli dhe Kelly,grupi Na, këngëtarja Xhensila Myrtezaj etj. “Jam shumë e lumtur që u kualifikova dhe që do të jem pjesë e këtij spektakli.Do të përpiqem të jap maksimumin”,- tha Myrtezaj për THASH&THEM. Pas një mungese 6-vjeçare në skenat shqiptare këngëtarja Julka, është rikthyer me një këngë pop dance, në skenën e Top Fest, e cila është pëlqyer nga publiku duke e çuar atë direkt në finale. Besa Kokëdhima është një tjetër finaliste e Top Fest.Ajo rikthehet pas edicionit të pestë të këtij festivali, nga ku u shpall fituese e vendit të parë me këngën “Ëngjëjt vrasin njësoj”.Këtë herë ajo vjen me këngën “Fishekzjarre”, një kompozim ky i Florian Mumajesit. Një tjetër këngë që mban vulën e tij dhe finaliste është, “Mamica” e këngëtarit,Klajd Haruni. Ajo merr pjesë për herë të parë në këtë festival dhe duket sikur ka “goditur” në shenjë. Bëhet fjalë për këngëtaren kosovare, Argjentina Ramosaj, e cila sjell baladën “Si shiu”. Një tjetër këngë e komentuar dhe e cilësuar si një nga pretendentët për të fituar çmimin e madh, është edhe “Udhëtari”, i këngëtarit Eugent Bushpepa. Top Fest edhe këtë vit ndoqi të njëjtën proçedurë eleminimi si vitet e shkuara.Në fazën e parë këngëtarët bëjnë prezantimin e këngës së tyre,ku këndojnë playback, ndërsa në fazën e dytë konkurrentët e përzgjedhur në gjysëmfinale këndojnë live. Edhe këtë vit drejtimi i është besuar motrave Luana dhe Marina Vjollcës dhe moderatorit Ledion Liço, i cili iu është bashkuar që në gjysëmfinale.

Ja disa nga finalistët të Top Fest:

Julka- “Për mua je dashuri”

Besa- “Fishekzjarre”

Klajd Haruni –“Mamica”

Grupi Burn- “Njerëz që takoj çdo ditë”

Argjentina Ramosaj –“Si shiu”

Stresi dhe Xheraldina- “Lamtumirë”

Elhaida Dani – “S'je më”

Erik Lloshi – “Ajo është ajo”

Eugent Bushpepa –“Udhëtari”

Grupi Na- “Jam zgjuar”

Xhensila Myrtezaj- “Edhe një herë”

Jeta Faqolli dhe Kelly-“ Vetëm jeto”

Masela Cibukaj - “Sipar”

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën