Ajo quhet Bekah Miles, 21 vjeç dhe prej vitesh lufton kundër depresionit. Me anë të një statusi në facebook vajza ka shpjeguar betejën e saj kundër depresionit dhe tatuazhin e saj të veçantë në këmbën e djathtë..
Në pamje të parë, në fakt çdokush do të lexonte fjalët “i’m fine” ose “ jam mirë “. Por nëse ndryshojmë perspektivë dhe e shohim tatuazhin nga lartë-poshtë, karakteret formojnë “ save me” ose “ më shpëtoni”. Por si e ka shpjeguar 21 vjeçarja kuptimin e këtyre fjalëve. “ Kam vendosur të bëj këtë tatuazh dhe mendoj se këmba ishte vendi i duhur. Kur dikush sheh këmbën time lexon “ jam mirë”, por nga pikëvështrimi im lexohet “ më shpëtoni”. Kjo do të thotë që njerëzit mund të shfaqen të lumtur, edhe pse mund të jenë në një betejë me vetveten.
Ne letrën e saj postuar në rrjetin social facebook, ajo ka shpjeguar se çfarë është depresioni për të nëpërmjet disa fjalëve shumë domethënëse:
“ Për mua depresioni është në ditët kur ndihem e trishtuar pa asnjë motiv”
“Janë mëngjeset ku nuk jam në gjendje të ngrihem nga shtrati”
“ Është të flesh shumë ose shumë pak “
“ Është në dështimet, në humorin e keq”
“ Është të hash shumë ose pak “
“ Është në netët kur filloj të qaj edhe pse gjërat shkojnë mirë”
“Është në kokën time që më peshon 50 kg”
“ Është në nevojën për t’u marrë gjithmonë me diçka nga frika se mund të mbetem vetëm”

Redaksia Online
(S.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com