Ja të dënuarit në Itali të cilët 
i 'fali' drejtësia shqiptare/Emrat

Ja të dënuarit në Itali të cilët <br />i 'fali' drejtësia shqiptare/Emrat<br>
Prej vitesh Italia kërkon që dënimet e dhëna nga drejtësia atje të zbatohen ndaj shtetasve shqiptarë të cilët pasi kryejnë krimet fshihen në Shqipëri.
Ky shqetësim zyrtar i Italisë u përfshi edhe në marrëveshje e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë shqiptare dhe asaj italiane. Ku në nenin një të kësaj marrëveshje pika B, fraksion 4 thuhet: Në këtë kuadër, do t’u jepet prioritet, sektorëve të mëposhtëm: “Tejkalimit tëproblematikës në procedurat e ekzekutimit,në territorin e njërit prej dy vendeve, të dënimeve të dhëna në vendin tjetër”.

Në një intervistë për gazetarin Carlo Bollino një ditë më parë, ministri Orlando ngriti pikërisht të njëjtin shqetësim. E ndalur te kjo problematikë, Report Tv ka mësuar ekskluzivisht listën që ka shoqëruar ministrin e Drejtësisë, Andrea Orlando në vendin tonë, listë e cila i është bërë publike dhe homologes së tij shqiptare. Dënimet e dhëna nga Italia për akuza të rënda përfshi organizata kriminale, trafik droge, armësh dhe shfrytëzime prostitucioni në Shqipëri, janë konvertuar në disa muaj burg dhe deri në liri për persona të rrezikshëm.

Kondi Adriatik i dënuar në itali me 22 vite dhe i konvertuar nga drejtësia shqiptare në më pak se gjysmën e dënimit Italian në 10 vite. Sokol Genika i dënuar me 23 vite në Itali dhe konvertuar në Shqipëri në 10 vite. Ferdinand Lamaj dënuar në itali me 19 vite e 9 muaj dhe konvertuar nga drejtësia shqiptare në 2 vite. Lefter Lamaj dënuar në Itali me 11 vite dhe konvertuar në Shqipëri me 5 vite.

Alxhi Nallbani dënuar me 11 vite e 2 muaj e 26 ditë dhe konvertuar nga drejtësia shqiptare në 5 vite e 11 muaj. Fatmir Kajolli, ish-politikani lokal në qarkun e Fierit dhe përfaqësues i Partisë Republikane në këtë qark i dënuar nga Italia me 22 vite dhe konvertuar në Shqipëri në 5 vite. Një tjetër personash i dënuar nga drejtësia italiane është dhe Artan Stafa dhe pse i dënuar me 7 vite e 6 muaj në Itali, në Shqipëri i është konvertuar në 1 vit e 4 muaj. 

Por përse ndodh kjo? Legjislacioni italian në ndryshim nga ai shqiptar njeh dënimet në mungesë. Ndërsa pasi shqiptarët që kanë probleme me drejtësinë në Itali njihen me dënimet kërkojn transferimin e këtyre dënime këtu dhe përfituar ulje me anë të konvertimeve dhe boshllëqeve ligjore. 

Të dënuarit në Itali, që u falën në Shqipëri

Fatmir Kajolli - Ish-politikani lokal në qarkun e Fierit, PR, i dënuar me 22 vite, konvertuar në 5 vite

Kondi Adriatik - I dënuar në Itali me 22 vite, konvertuar në 10 vite 

Sokol Genika - I dënuar me 23 vite në Itali, konvertuar në 10 vite 

Ferdinand Lamaj - I dënuar në Itali me 19 vite e 9 muaj, konvertuar në 2 vite 

Lefter Lamaj - I dënuar në Itali me 11 vite, konvertuar në Shqipëri me 5 vite

Alxhi Nallbani - I dënuar me 11 vite e 2 muaj e 26 ditë, konvertuar në 5 vite e 11 muaj 

Artan Stafa - I dënuar me 7 vite e 6 muaj në Itali, konvertuar në 1.4 vite burg

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë