Ja testi që vlereson
rrezikun tuaj për diabet!

Ja testi që vlereson<br />rrezikun tuaj për diabet!
Me lajmin se prevalenca e diabetit pritet të dyfishohet në 25 vitet e ardhshme, është një kohë e mirë të mendoni për rrezikun tuaj për të zhvilluar diabet dhe pre-diabet në mënyrë që të filloni të merrni masa për ta kontrolluar atë.

Një metodë e re e vetvlerësimit, e botuar në një studim të kohëve të fundit, ju ndihmon të përcaktoni rrezikun tuaj për diabet edhe nëse ju duhet të shihni një mjek për të bërë ekzaminimet të mëtejshme.

Besohet se më shumë se 60 milion të rritur amerikanë kanë diabet ose pre-diabet dhe afërsisht 30 për qind të rasteve janë të padiagnostikuar. Testi i ri është menduar për çdokënd që dëshiron të dijë rrezikun e tij për të zhvilluar diabet në një të ardhme të afërt, pavarësisht nga raca, përkatësia etnike, pesha, apo historia familjare. Qëllimi i këtij testi është për të rritur ndërgjegjësimin përmes një metodë të lehtë që mund të përdoret edhe në komoditetin e shtëpisë, thotë Heejung Bang, autori kryesor i studimit dhe profesor i shëndetit publik në Cornell Medical College.

Për të zhvilluar këtë test të ri, studiuesit analizuan të dhëna nga 5,258 pjesëmarrës të moshave 20 e sipër, duke përfshirë rezultatet e glukozës në gjak, të dhënat demografike dhe socio-ekonomike, përdorimin e kujdesit shëndetësor, historia mjekësore familjare , aktiviteti fizik dhe rezultatet e testeve laboratorike. Njerëzit të cilët kishin diabet të diagnostikuar ose jo-ishin më sedentar dhe më të vjetër në moshë se njerëzit që nuk kishin diabet. Ata gjithashtu ishin më të prekur nga tensioni i lartë i gjakut, kishin më shumë gjasa për një histori familjare me diabet, indekse më të larta të masës trupore, si dhe nivele të larta të kolesterolit.

Për të matur riskun tuaj për diabet përgjigjuni pyetjeve të më poshtme. Nëse rezultati juaj është i lartë, ju duhet të merrni masa për të reduktuar faktorët tuaj të riskut- për shembull, të hiqni kilet e tepërta.

TESTI për diabet dhe prediabet:

Sa vjeç jeni? (Nëse jeni më pak se 40 vjeç fitoni zero pikë, 40 deri 49 vjeç merr një pikë, 50 deri 59 vjeç dy pikë, dhe mbi 60 vjeç tre.)

Jeni femër ose mashkull? (Nëse jeni femër nuk merrni asnjë pikë; mashkull merrni një).
Keni ndonjë pjesëtar të familjes (prind ose vëlla) që ka diabet? (Zero pikë për asnjë;. Një pikë për po)

A keni tension të lartë të gjakut, a jeni nën mjekim për tensionin të lartë të gjakut? (Zero pikë për jo; Një pikë për po)

A jeni mbipeshë ose obezë? (Zero pikë në qoftë se ju nuk jeni mbipeshë ose obezë, një pikë në qoftë se ju jeni mbipeshë; dy pikë në qoftë se ju jeni obezë, tre pikë, nëse ju jeni shumë obezë.) Individët me një BMI prej 40 ose më shumë (ose me një perimetër të belit prej 1,27 m ose më shumë për meshkujt, 1,245 m ose më shumë për gratë) konsiderohen si shumë obezë. Ata me një BMI mes 30 dhe 39 (ose me një perimetër beli prej 1,01 m deri në 1,245 m për burrat, 35 deri në 1,219 m për gratë) konsiderohen si obezë. Ata me një BMI prej 25 deri 29 (ose një perimetër beli prej 094 m deri 99.1 m për burrat, 0.8 m deri në 86.4 m për gratë) konsiderohen mbipeshë.

A jeni fizikisht aktiv? (Zero pikë për jo. Zbrisni një pikë nga rezultati juaj i përgjithshëm nëse përgjigja juaj është po.).
Për të llogaritur rezultatin tuaj përfundimtar, mblidhni pikët tuaja nga përgjigjet e të gjashtë pyetjeve.
Nëse totali juaj është katër ose më pak, ju jeni në risk të ulët për diabet ose pre-diabet.

Nëse totali i pikëve tuaja është pesë ose më shumë, ju jeni në rrezik të lartë për diabet të padignostikuar ose prediabet. Ju duhet të shihni mjekun për ekzaminime të mëtejshme.

Ulni riskun tuaj
Lajm i mirë është se ju mund të menaxhoni faktorët tuaj të riskut për diabet tip 2. Hapa të
vegjël bëjnë një dallimi të madh të cilat mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë, dhe të
bëni një jetë të shëndetshme.
Nëse ju jeni në rrezik të lartë, hapi juaj i parë është që të shihni mjekun tuaj për të pare nëse keni nevojë për teste shtesë

(Shkrimi eshte botuar ne Almedicus, e perjavshmja e Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza