Ja tre arsyet që sollën konfliktin
mes Llallës dhe ambasadorit Lu

Ja tre arsyet që sollën konfliktin<br />mes Llallës dhe ambasadorit Lu
Nisja e diskutimeve për reformën në drejtësi, solli pajtimin në disa raste të prokurorëve me disa drafte ligjore,por më pas këta të fundit u ndanë në mendim, duke dalë kundër opinionit të ekspertëve të huaj dhe atyre vendas.

Por pavarësisht kësaj, prokurorët dhanë mendim të “arnoheshin” disa pjesë të kushtetutës së re, mendime këto që u miratuan dhe u lanë në fuqi nga Komisioni i Venecias.

Por kjo nuk ka qënë në fakt “Krisma” që shkaktoi përplasjen e ambasadorit Donald Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.Fillimisht u nis me një kritikë të misionit amerikan PAMECA, e cila kritikoi se kishte arrestuar Shullazin dhe grupin e tij, pa patur prova.

Më tej vijoi me një deklaratë të ambasadorit Lu në dhjetor të 2016 se i kishte kërkuar Llallës dhe Tahirit ta arrestonin Balilin, por në fakt nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.Mirëpo shkëndija e parë mes tyre ka qënë debate për shkrirjen ose jo të 7 njësive hetimore Task-Forcë, të shpërndara në 7 prokurori qarku.Me ndryshimet në ligjin e prokurorisë, por edhe me ndryshimet kushtetuese, Task-Focat dalin jashtë funksionit, pasi në lojë për të hetuar korrupsionin hyn SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Mirëpo këto struktura të ngritura nga USAID për të luftuar korrupsionin në Shqipëri, Llalla ka dashur ti shkrijë, për shkak dhe të dispozitave të reja ligjore. Mirëpo mësohet se këto ka hasur në kundërshtinë e ambasadorit Lu, i cili ka kërkuar që ky projekt të vazhdojë.Përplasja e dytë, që më pas i “vuri flakën” konfliktit ishte ai për tre emrat e përzgjedhjes që Llalla, bëri në Këshillin e Emerimeve në Drejtësi.

Në këtë pozicion Llalla, përzgjodhi prokurorët magjistratë Rovena Gashi Prokuroria e Përgjithshme, Gentian Trenova dhe Fatjona Meçaj, prokuroria e Apelit.Mirëpo, pikërisht kjo mënyrë përzgjedhje u sulmua nga ambasadori Lu, i cili e quajti Llallën si shkelës së Kushtetutës, pasi kishte zgjedhur tre emra, pa përdorur procedurën e shortit.Një tjetër konflikt është dhe ai me çështjen e dosjes së Klemend Balilit.

Kur lindi konflikti i parë mes Adriatik Llallës dhe ambasadorit amerikan Donald Lu?
Konflikti i parë mes prokurorisë dhe Donald Lu, ishin ndryshimet kushtetuese dhe shkrirja e 7 njësive hetimore Task-Forcë kundër korrupsionit.Në disa deklarata nëpërmjet unionit të prokurorisë, këta të fundit, filluan të ankohen me ndryshimet ligjore, për sa i përket pasurisë së tyre dhe ligjit të vettingut. Unioni doli me një deklaratë që ky ligj, shkel të drejtar e njeriut dhe hyn në jetën personale të prokurorëve. Ndërkohë për sa i përket pasurisë, prokurorët dolën me deklaratë se pasuria e tyre të mos hetohej sikur ata të ishin mafiozë, duke përdorur ligjin antimafia.Këto diskutime dhe deklarata lanë një shije të keqe për përfaqësuesin e SHBA. Ndërkohë debati tjetër i rradhës mes Lu dhe Llallës, ka qënë shkrirja e njësive Task-Forcës në 7 rrethe. Me ndryshimet kushtetuese, Llalla ka kërkuar që këto njësi të shkrihen pasi me ndryshimet e ligjeve, bie dhe memorandumi i nënshkruar mes disa institucioneve në Shqipërisë dhe USAID. Këto njësi janë të specializuara për të hetuar krime ekonomike, por me ndryshimet e reja, kopetencën për këto krime, e mer SPAK dhe byroja kombëtare e hetimit. Nga ana tjetër Lu, ka këmbëngulur që këto njësi hetimore të vijojnë punën.

Pse konflikti Llalla-Lu doli ballasi në publik?
Sepse konflikti i heshtuar është agravuar akoma më tepër mes dy zyrtarëve, kur Ambasada e Amerikës ka njoftuar publikisht se i ka hequr vizat një numri të lartë prokurorësh,mes të cilëve dhe një zyrtari të lartë të këtij institucioni, pasi gruaja e tij ka abuzuar me vizën.Kjo ka qënë benzina që është hedhur mbi zjarr, pasi Llallës i është refuzuar në atë kohë udhëtimi në SHBA, për të parë djalin e tij, ku kishte lindur. Pas kësaj ngjarje Llalla i është drejtuar me një letër presidentit Nishani dhe kryeparlamentarit Ilir Meta, ku e vinte në dijeni se atij i ishte hequr viza dhe gruas së tij,e cila kishte shkuar të lindte djalin në SHBA.Ndër të tjera Llalla ka argumentuar në letër,se ambasadori po zhantazhon prokurorët për qëllime dhe përfitime personale. Ndërkohë që i vinte në dijeni dy zyrtarët se Lu i ka kërkuar mbylljen e dosjes së “Bankers Petrolium”.

Ai ishte letra e Llallës drejtuar Metës dhe Nishanit, shkak për të nxjerë në shyp sherin Llalla-Lu?
Sigurisht që po.Kjo letër ka nervozuar ambasadorin e SHBA në Tiranë, i cili gjatë ditës së djeshme ka sulmuar personalisht Llallën, duke e akuzuar atë se kishte sabotuar prej 18 muaj reformën dhe se kishte emëruar tre prokurorë në kundërshtim me kushtetutën, duke mos zbatuar procedurën e shortit.

Po a është shkelur në rastin e emërimit në KED ligji nga kryeprokurori Llalla?
Ndryshimet kushtetuese dhe më konkretisht neni 44,parashikon që emërimi i anëtarëve në këtë institucion, zgjidhet me short.Tre vendet që kishte prokuroria janë zënë me përzgjedhjen e tre prokurorëve, nga vetë Llalla dhe emrat e tyre nuk janë bërë me short. Kjo pasi skishte arsye për tju nënshtruar shortit pasi vetëm tre kandidatë ishin që plotësonin kriteret dhe asnjë më tepër. Nisur në këto kushte prokurori smund të dilte nga korniza ligjore dhe të vendoste emra të tjerë prokurorësh që splotësonin kushtet e vendosura në nenin 221 të kushtetutës, që qartëson kriteret e përzgjedhjes. Mirëpo në fakt këta tre emra,si Rovena Gashi ishte e vetme që plotësonte kriteret, duke filluar nga shkolla e magjistraturës, kishte 10 vite punë dhe nuk kishte marë asnjë masë disiplinore, nuk është dënuar dhe është vlerësuar dy herë “Shumë mirë”. E njëjta praktikë është ndjekur dhe me dy emrat e tjerë, Gentian Trenova dhe Fatjona Muçaj që përfaqësojnë prokurorinë e Apelit. Mirëpo siç duket këta emra nuk kanë qënë në preferencën e ambasadorit Lu,dhe për pasojë amabasadori ka sulmuar kryeprokurorin në mënyrën e përzgjedhjes së tyre.
 
Ambasada: I revokuam 23 zyrtarëve vizat në SHBA
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka revokuar vizat për 23 gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë. Ka qenë vetë ambasada e SHBA-së që ka njoftuar për mediat se janë 23 gjyqtarë dhe prokurorë të cilëve iu është revokuar viza në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat raportuan fillimisht për 70 gjyqtarë dhe prokurorë të cilët nuk lejohen të udhëtojnë në drejtim të SHBA. Lista ka prekur të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, si dhe drejtuesit e prokurorive në rrethe. Kjo listë me 23 zyrtarë nuk është bërë publike nga ambasada. "Ambasada e SHBA ka njoftuar një javë më parë se ka revokuar vizat për disa gjyqtarë dhe prokurorë. Ndërsa raportimet në media se janë 70 gjyqtarë dhe prokurorë të cilëve u është refuzuar viza,janë të pavërteta. SHBA ka revokuar vizat për 23 gjyqtarë dhe prokurorë. 48 gjyqtarë dhe prokurorë vazhdojnë të kenë viza të vlefshme për në SHBA. Emrat nuk bëhen të ditura për arsye konfidenciale"-thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se emrat që u revokuar viza janë:
 
16 emrat e gjyqtarëve e prokurorëve
Vitore Tusha
Fatmira Hajdari
Besnik Imeraj
Gani Dizdari
Mirela Fana
Artan Broci
Shkëlzen Selimi
Adriatik Llalla
Rovena Gashi
Dritan Gina
Artan Lazaj
Saimir Bahiti
Elfrida Agolli
Petrit Fusha
Agron Gjana
Bashkim Dedja
 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë