Opozita i kërkoi mazhorancës plotësimin e 3 kushteve për të shkuar në arritjen e konsensusit për të votuar pr/ligjin për Gjykatën e Lartë.
Ngërçi i Qarkut të Fierit:

Një nga kushtet e opozitës është zhbllokimi i ngërcit të Qarkut të Fierit. Bëhet fjalë pikërisht për moszbatimin e vendimit të Gjykatës së Apelit në Vlorë, e cila ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë në Fier në lidhje me pezullimin e akteve administrative që kishte ngritur prefektura e Fierit për mosnjohjen e kreut të këtij qarku që është i zgjedhuri i PS.

Reforma Parlamentare:

Reforma Parlamentare është një nga kushtet e BE, që ka mbetur e bllokuar. Ngërçi mes palëve qëndron pikërisht në hapësirën kohore në Parlament për kreun e opozitës dhe kryeministrin. PS ka kërkuar që kjo kohë të jetë e njëjtë, qëndrim ky që nuk pranohet nga mazhoranca.

Bllokimi i financave për qeverisjen vendore:

PS ka denoncuar pak kohë më parë bllokimin nga ana e qeverisë të llogarive financiare për bashkitë dhe komunat që drejtohen nga të majtët.