Këtë javë parlamenti do të mblidhet dy herë. Veç seancës normale të të enjtes, të premten Kuvendi do të mblidhet posaçërisht për të votuar ligjin e Vettingut në politikë, të propozuar nga opozita. PS do ta rrëzojë këtë nismë e mbështetur dhe nga rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Të enjten, që do të jetë një seancë e gjatë dhe intensive, PS do të marrë disa vendime të rëndësishme. Më i rëndësishmi është rrëzimi dekretin e presidentit Meta për buxhetin, vendim që erdhi pas kërkesës së studentëve. “Dekreti nuk ka lidhje me studentët. Ne nuk mund ta miratojmë. Kjo nuk i zgjidh çështjet”- tha Taulant Balla.
Kërkesës së studentëve për ndryshimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, PS i përgjigjet negativisht. “Ligji është një moment historik për atë që kanë kërkuar universitetet publike. Implementimi i tij nuk ka ecur mirë dhe për këtë ne kemi përgjegjësi e këtu do të ndërhyjmë” - tha Balla.
Nëse të enjten hidhet në votim edhe dekreti tjetër i Presidentit për të bërë Vitore Tushën kryetare të KLSH-së, kandidatura do të shkojë drejt rrëzimit.
“Ne e kemi vlerësuar maksimalisht kandidaturën, por ajo tashmë është pjesë e KED-së, dhe ne e kemi thënë që në fillim se për ne ka më shumë rëndësi reforma në drejtësi”,-tha Balla.
Ndërkohë grupi parlamentar socialist ka mbledhur firmat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ai do të mbështesë emrat e propozuar nga qeveria: Ritvan Boden, Edlira Lucin dhe Suela Popa, ndërsa parlamenti do të plotësojë tre vakancat e tij me: Arben Malajn dhe Artan Hoxhën, ndërsa vendi i përfolur se i ishte besuar Florion Mimës do të zihet nga Luljeta Minxhozi.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
5.7%
-
Pak
87.3%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Taulant Balla: Mjaft më radhëve në porte dhe aeroporte! Duhet të marrim pasaportën Europiane
26 Mars, 17:59
-
'Ta bëj fytyrën si këpuca', debati në 2008 për kazinotë mes Berishës dhe Ballës që përfundoi me kërcënimet e kryeministrit ndaj deputetit
24 Mars, 11:30
-
Diaspora/ Balla takohet me kryebashkiakun e Brent në Londër: Krenar për shqiptarët që punojnë në strukturat e kësaj bashkie
22 Mars, 16:19
-
Diaspora/ Balla në Londër me sipërmarrës shqiptarë: Bisedime me kryeministrin Starmer për emigracionin e ligjshëm, lehtësimin e vizave të punës dhe turistike
21 Mars, 15:38
-
Kosovë/ Ceremonia mortore e babait të ish-presidentit Thaçi, Balla, Ruçi dhe ambasadori Malaj bëjnë homazhe dhe vendosin lule (VIDEO)
18 Mars, 12:38
-
Balla nga Librazhdi: 17 vite më parë, korrupsioni i Sali Berishës vrau 26 shqiptarë dhe 4 më 21 Janar 2011 për të mbrojtur korrupsionin!
15 Mars, 19:15
-
Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave, të njëjta me ato të 2013-ës! 1 milion shuplaka do merrni më 11 maj
13 Mars, 17:10
-
‘BE 922 milionë euro investime për reformat në Shqipëri’/ Balla prezanton dy marrëveshje tek ‘Ligjet’: Po finalizojmë dhe marrëveshjen e sigurisë me Izraelin
11 Mars, 11:23
-
Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani! Bashkëshortja e tij: Do të na mungosh pafundësisht
9 Mars, 19:51
-
Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë
5 Mars, 15:09
-
Balla takim me vlonjatët në Athinë, ftesë për panairin e punës: Edhe më skeptiku prej jush, nesër do ta mendojë seriozisht mundësinë e rikthimit
1 Mars, 21:53
-
Vota e Diasporës/ Balla thirrje emigrantëve nga Janina: Regjistrohuni se dhe 3 ditë kanë mbetur, kujdes me gabimet
1 Mars, 12:15
Ce keni kete Artan Hoxhen more? Skeni turp? Hoqet nje Dhori Kule dhe vute nje Kule tjeter. Mostra qe skane te ngopur. marin nga 10 paga ne muaj. Le qe ska lidhje fare me Banken ky njeri qe ka qene prokuror i Enver Hoxhes. Turp i madh. Ka plot juriste te tjere me karriere banke, kete semundjen e bute gjetet? Ky eshte shteti o Edi Rama? Fatkeqesi dhe zhgenjim kombetar.
Përgjigju