TIRANË - Një përleshje masive me thikë dhe armë para komisariatit të Kurbinit përfundoi me 7 të plagosur për shkak të konfliktit mes dy familjeve për të drejtën e peshkimit në Lagunën e Patokut. Por cila është zanafilla e konfliktit mes familjes Cali dhe familjarëve të deputetit socialist Armando Prenga?
 
Ministria e Bujqësisë më datë 25 mars të këtij viti shpalli me tender fituesit për marrjen në shfrytëzim të Lagunës së Patokut subjektin Tenk – 01 SH.pk. me 95 pikë. Sipas dokumenteve në QKR, rezulton se kjo firmë është në administrimin e Eduard Prengës, vëllai i deputetit socialist Amarildo Prenga. Firma rezulton në QKR e regjistruar më datë 22 dhjetori 2014, 3 muaj para se të fitohej tenderi për shfrytëzimin e lagunës së peshkimit.

eduart prenga

Në vendin e dytë u rendit me 5 pikë më pak, firma Cali.
 
eduart prenga qkr

Në prill të këtij viti, peshkatarët e familjes Cali në Lagunën e Patokut denoncuan padrejtësinë që sipas tyre u është bërë duke i dhënë licencën për shfrytëzim Eduart Prengës (njohur edhe me emrin Valentin),. Prej dekadash kjo familje ka ushtruar këtë aktivitet, por me një tender të 2015-ës kjo e drejtë ju dha familjes Prenga dhe kontrata e tyre nuk u rinovua më.

Zëri i peshkatarëve u mbështet nga PD e cila pak kohë më pas denoncoi se qeveria dha tenderin në mënyrë kilienteliste.
 
Përballë këtyre akuzave, në 7 prill të këtij viti erdhi reagimi i vetë deputeti Prenga i cili në atë kohë u shpreh për A1 Report “Nuk merrem me biznes. Merrem me politik. Vëllezërit e mi janë të ndarë nga mua, kanë punët e tyre. Merrem me politikë. Aktualisht lagunën e kanë marrë në mënyrë klienteliste nipat e Paulina Hotit , firma “Cali”. Akuzat e PD nuk qëndrojnë, nëse vëllai im ka marrë diçka jashtë ligjit të reagojnë institucionet. Nëse është marrë në rregull, PD t’i japin fund shpifjeve. I përbuz me neveri këto shpifje. Me vjen keq keq që ende nuk kemi dalë nga një llumhanë e vjetër e PD.”
 
Për këtë çështje reagoi Ministria e Bujqësisë e cila u deklarua e hapur për të vënë në dispozicion edhe dokumentacionin e tenderimit.
 
laguna

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)