Shkarkimi i ministrit për Komunitete për Kthim, Aleksandër Jabllaniviq, nga ana e kryeministrit, Isa Mustafa, për shkak të fyerjeve që ai u ka bërë nënave gjakovare, duke i quajtur ato egërsira, nuk do ta kishte qetësuar situatën politike në vend, pasi që në vend të tij do të vinte një person tjetër, prej Listës së njëjtë, ku dhe do ta vazhdonte politikën e njëjtë.
Mirëpo, një veprim i tillë do të hiqte përgjegjësinë e kryeministrit Mustafa para qytetarëve të Kosovës.
E pas injorimit të kërkesave dhe pas protestave të djeshme në Prishtinë, ku për disa orë qyteti u kthye në arenë “lufte”, edhe kryeministri Mustafa është përgjegjës për situatën e krijuar në vend, pasi që është dashur të marrë masa ndaj një ministri që ka fyer rëndë një shtresë të qytetarëve që kanë pësuar shumë nga lufta e fundit në Kosovë.
Pas protestës që u mbajt të shtunën, në të cilën ku morën pjesë rreth 30 mijë protestues, kryeministri Mustafa është dashur të kuptojë se situata është serioze, mirëpo ai me këmbëngulje injoroi kërkesat e tyre, duke sjellë të hënën “luftë” në Prishtinë.
Mirëpo, përgjegjës për situatën e rëndë në vend po ashtu janë edhe organizatorët e protestës e që në këtë rast janë zyrtarët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por edhe zyrtarë të partisë politike “Nisma”, e të cilët në fillim të protestës kanë qenë në radhën e parë, por më vonë janë zhdukur.
Në fillim provokimi i protestuesve nga ana e Policisë së Kosovës dhe më pas sulmi i protestuesve ndaj Policisë janë veprime të papranueshme që lëndojnë në masë të madhe vendin tonë.
Ndërhyrja e Policisë që në minutat e parë të protestës, si duket ka qenë provokim i rëndë për mijëra protestues të cilët më pas e kanë zgjedhur dhunën për të arritur qëllimet e tyre.
Mirëpo, pas gjithë atyre trazirave që ndodhën të martën, kryeministri Mustafa do ta ketë të vështirë ta qetësojë situatën edhe pas shkarkimit eventual të ministrit Jabllaniviq, pasi që krahas shkarkimit të tij protestuesit kanë edhe kërkesën tjetër: ndërrimin e pronësisë së gjigantit metalurgjik “Trepça” nga ndërmarrje shoqërore siç është tash, në ndërmarrje publike qendrore siç dëshirojnë ta bëjnë protestuesit.
Mirëpo, krejt jashtë situatës së rëndë në vend u duk të hënën zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë të jashtëzakonshme për media së bashku me shefin e tij, Isa Mustafa.
Këta të dy lavdëruan policët që, sipas tyre, mbrojtën pronën shtetërore e atë private.
I akuzuan siç është më së keqi protestuesit që ata i kanë konsideruar si të dhunshëm e të motivuar nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës.
I pari (Thaçi) në formë ciceroni vazhdoi të numërojë një nga një sukseset që, sipas tij, kanë ndodhur në Kosovë, gjatë kohës kur ai ka mbajtur pozitën e të parit të Qeverisë.
Ndërkaq i dyti (Mustafa) përjashtoi mundësinë e shkarkimit nga pozita të ministrit Jabllaniviq, pasi që, sipas tyre, kjo nuk është kërkesë e protestuesve.
Si Mustafa, ashtu edhe Thaçi, aluduan se rrëzimi i Qeverisë përmes protestave është kërkese e vetme e Qeverisë, por ata lanë të kuptosh se Qeveria nuk do t’i nënshtrohet presioneve dhe kërkesave.
Dalja në konferencë të jashtëzakonshme duke akuzuar siç është më së keqi partitë opozitare vetëm sa do tensionojë edhe më shumë situatën, edhe ashtu të rëndë në vendin tonë.
/Shqiptarja.com