/ATSH/- Kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe u ka bërë apel të gjithë banorëve që të largohen urgjent nga çdo lloj banese që janë pranë lumit.

Në një postim në rrejtin social "Facebook", Jaçe bën të ditur se si pasojë e reshjeve të shumtat të shiut rrezikohet seriozisht të shkatërrohet edhe Ura e Përmetit".
"Rreshje të jashtëzakonshme. Në qytet ka kaluar dy metra mbi rrugën që të çon te guri i qytetit. Një thirrje shumë serioze për të gjithë banorët e Tepelenës, Fierit dhe Vlorës që janë pranë lumit të marrin masa se përmbytja është më e madhja që ka ndodhur ndonjëherë", shkruan Gilberto Jaçe.

Ai thotë më tej se edhe atyre që nuk i ka marrë mendja ndonjëherë që mund të jenë nën rrezikun e përmbytjeve të largohen urgjent nga cdo lloj banese. Situata është urgjente.
"Kundrejt Vjosës askush nuk ka çfarë të bëjë. Pas 6 orësh rrrezikohen banorët e rrjedhës së poshte. Do të kapë nivelet e panjohura më parë. Rreziku është më i vogël në rrjedhën e sipërme, pasi ka shtrat të thelluar. Më e rrezikuar situata është në rjedhën e poshte në Vlorë, Fier, fushat e Tepelenës rrezikohen masivisht të jetë katastrofë", deklaron ai.
Lumejtë në jug të vendit,  Drino, Vjosa dhe Osum kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje masive në Fier e Vlorë. Probleme edhe në Berat, Përmet, Memaliaj dhe Gjirokastër. Policia e Shtetit u bëri sot apel qytetarëve për anullimin e lëvizjeve në drejtim të jugut dhe  kërkon ndaljene udhëtimeve drejt jugut.