PRISHTINË - Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, u bëri thirrje organizatorëve të protestave të shmangin dhunën, ndërsa qeverisë të punojë drejtpërdrejtë me qytetarët.
Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, dënoi dhunën që përfshiu protestat e kësaj jave në Kosovë dhe bëri thirrje për dialog politik ndërmjet subjekteve politike.
Opozita paralajmëroi sërish protesta për të mërkurën më 4 shkurt, me kërkesat për shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës dhe qartësimin e fatit të kompleksit të minierave Trepça.
Ambasadorja Jacobson tha se këto dy çështje janë pretekste dhe jo arsyeja kryesore e protestave në të cilat janë përfshirë edhe njerëz që janë të pakënaqur me zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit./ATSH/