PRISHTINE, 25 nentor/ATSH/. - Ambasadorja e SHBA në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka vizituar Doganën e Kosovës, ku i përgëzoi këta të fundit për arritjet, ben te ditur KosovaPress. Një ndër të arritjet që Jacobson vlerësoi tek Dogana e Kosovës, ishte luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit. Jacobson përgëzoi drejtorin e Doganave, Lulzim Rafuna për të gjitha të arritjet në Doganën Kosovës, duke cekur qendrën e monitorimit, ku është e mundshme që të vëzhgohen të gjitha procedurat dhe proceset e Doganave.
"Themelimi i qendrës së re te monitorimit, ku është e mundshme që të vëzhgohen të gjitha procedurat dhe proceset e Doganave dhe zhdoganimit, por po ashtu edhe për themelimin e një zyre qendrore për evaulimin, për vlerësimin të gjitha importeve ku bëhet monitorimi, por po ashtu bëhet edhe vlerësimi i të gjitha zhdoganimeve në mënyrë të rastësishme. Duam ta përgëzojmë po ashtu për të gjitha të arritjet në luftën kundër korrupsionit si dhe në luftën kundër nepotizmit. Ne jemi krenar për mbështetjen që ja kemi dhënë Doganave të Kosovës, përmes programeve tona, përmes EXBIS-it, USAID-it si dhe të programeve të tjera e veçanërisht duke marrë parasysh se Doganat e Kosovës, janë përgjegjëse për 75 % të buxhetit të shtetit", tha ajo.
Ndërkaq, Lulzim Rafuna, drejtor i Doganës së Kosovës, ka thënë se Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet projektit të EXBIS-it, është një ndër donatorët më të mëdhenj me pajisje për Doganën e Kosovës.  /a.ke/