Jacobson:Kosova përparon nëse i
përmbahet parimeve demokratike

Jacobson:Kosova përparon nëse i<br />përmbahet parimeve demokratike
PRISHTINË - Përvjetori i 238-të i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është festuar edhe në Kosovë. Ambasada e SHBA’ve ka zhvilluar një ceremoni në selinë e saj në lagjen Arbëria ku pjesëmarrës ishin personalitete të ndryshme.
 
Por së bashku me 238 vjetorin e SHBA-ve, ambasadorja Tracy Ann Jacobson ka festuar edhe zhvillimet demokratike në Kosovë, duke u ndalur kryesisht në zhvillimin e zgjedhjeve të fundit që u mbajtën në Kosovë, ato lokale dhe parlamentare dhe që u zhvilluan në tërë territorin e Kosovës.
 
Ajo i ka uruar qytetarët e Kosovës dhe në të njëjtën kohë ka shprehur gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i ndihmuar edhe më tutje këtij vendi.
 
“Sfidat mbesin por unë jam e bindur se nëse Kosova e mban përkushtimin ndaj parimeve të saj demokratike dhe rrugëtimit evropian atëherë ajo do të vazhdojë të përparoj. Mirëpresim vazhdimin e partneritetit të ngushtë që kemi me njëri tjetrin, duke ju mbështetur në punën e rëndësishme që keni përpara dhe në integrim et euroatlantike”, ka thënë ambasadorja Jacobson.
 
Ambasadorja amerikane, është shprehur e lumtur që dy shtetet janë mike dhe i ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje.
 
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ka qenë edhe Kryeministri në largim i Kosovës Hashim Thaçi, liderët e partive politike në vend, kryetarët e komunave, ministra, prijës fetarë etj./gazetaexprses/
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti