Vetvrasja e të dashurës e ka shokuar tejmase këngëtarin Jagger. E përditshmja “DailyMail” ka mundur të publikojë disa foto ku ai shfaqet në momentin e parë pasi ka mësuar lajmin dhe mund të lexohet qartë hidhërimi në portretin e tij.
Jagger është fotografuar në Australinë perëndimore, ku është larguar menjëherë nga restoranti ku po drekonte me të mësuar lajmin.
Mediat e huaja kanë publikuar gjithashtu se biznesi i stilistes kishte dështuar dhe se ajo u kishte borxh rreth 6 milion dollarë kreditorëve.
Bëhet e ditur se L' Wren Scott ndihej e turpëruar nga dështimi i saj. Ajo u gjet pa jetë mbrëmjen e së hënës në apartamentin e saj në Manhattan pasi ishte vetvarur.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com