Mediat e huaja kanë publikuar testamentin e  së ndjerës L'Wren Scott, të dashurës stiliste të vokalistit të grupit, "The Rolling Stones", Mick Jagger.

Sipas këtij dokumenti stilisja i ka lënë në trashëgimi të gjithë pasurinë e saj këngëtarit Jagger. Kjo pasuri konsistonte në bizhuteri, rroba, mobilje, makina dhe gjithçka tjetër që i përkiste së ndjerës dhe arrinte shifrën e 9 milion dollarë.

Ajo nuk kishte përfshirë në testamentin e saj motrën Jan Bambrough Shane dhe as të vëllanë Randy.

Ka kaluar vetëm një javë që në çastin kur  L'Wren Scott,  i dha  fund jetës me aktin e vetvrasjes.

Trupi i të ndjerës mësohet të jetë djegur gjatë ditës së martë në një ceremoni private.

Sipas mediave Scott u vetvra për shkak të borxheve të saj, ndonëse në një tjetër version thuhet se motivi i vërtetë ishte se ajo nuk kishte fëmijë. L’Wren Scott dhe Mick Jagger  kanë qenë së bashku që prej vitit 2001.

e dashura e mick jagger

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)