Jagjaga flet për korrupsionin:
Jemi të lodhur nga ky fenomen

Jagjaga flet për korrupsionin:<br />Jemi të lodhur nga ky fenomen
Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga ka deklaruar se shoqëria kosovare është e lodhur nga fenomeni i korrupsionit, për të cilin institucionet nuk kanë punuar sa duhet.

Sipas saj, tashmë ka ardhur koha që t’i jepet fund ky cikël i frikës dhe mosndshkimit, siç e ka cilësuar ajo korrupsionin.

“Askush nuk mund të vihet mbi ligjin dhe askush nuk mund të amnistohet. Ne jemi lodhur si shoqëri nga korrupsioni duke mbrojtur të korruptuarit. Nuk kemi vepruar ashtu siç duhet. Është koha ta përfundojmë këtë cikël të frikës dhe mosndëshkimit”, ka thënë ajo.

Jahjaga në konferencën e prokurorëve të shtetit, tha se kanë kërkuar reforma në drejtësi sepse kjo është garanci në zhvillim dhe integrim

Jahjaga ka shtuar se, “Nuk mund të shëmtohemi në një strehë të asnjë grupi ekstremist, por beteja jonë është edhe e brendshme duke treguar të rinjve se zgjidhja është në shkollë dhe jo duke iu bashkuar grupeve ekstremiste”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)



 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!