Jahaj për Report Tv: Baret dhe restorantet sektori më i penalizuar, xhiroja ka rënë në 50%! Të ulet TVSH e të shtyhet afati i pagimit të tatimeve

Enri Jahaj, përfaqësues i Shoqates së Bareve dhe Restoranteve në një intervistë për Report Tv tha se një nga sektorët më të prekur nga pandemia janë bar-restorantet.

Ndërsa ka theksuar se kanë pritur lehtësim të masash, Jahaj ka theksuar se këto biznese janë në krizë pasi kanë vetëm 50% të xhiros. Sipas tij njerëzit tanimë ashtu siç kanë harruar të japin dorën, kanë harruar dhe të pinë kafe e jo më të hanë darka.

"Situata është kritike, kemi pritur lehtësim masash. Xhirot kanë rënë në masën 50%. Njerëzit janë harruar jo vetëm ti japin dorën njëri tjeterit por edhe të pinë kafe, për darka as bëhet fjalë. Parashikimi është shumë i keq. Kur përmenden bar restorantet , përmendim dhe klubet që janë të mbyllura që nga marsi. Kemi një sektor komplet të penalizuar. Ky sektor në një mënyrë ose një tjetër prek dhe jetën artistike të qytetarëve", tha Jahaj.

Ndërkaq ai thotë se kemi një reduktim të stafeve deri në 20% në këto sektorë që kur u vendos masa kufizuese e mbylljes që në orën 20:30. Këtu shton se sipas tij i gjithë sektori do të ketë reduktim të stafeve edhe në vazhdim.

"Që kur u vendos në mbylljen deri në 20:30, pati një reduktim deri në 20% të stafeve. Do të ketë reduktim në vazhdin, i gjithë sektori nëse sdo ketë mbështetje ska çtë bëjë veçse të ulë qepenin", shtoi ai.

Sipas Jahajt qeveria duhet të ulë TVSH për këto biznese dhe të ulë tatim-fitimin. Këto janë disa nga propozimet e tij, ndërsa shton se së pari duhet të ketë një plan masash 6 mujor dhe 3 mujor.

"Neve së pari duhet të kemi një plan masash 6 mujor dhe 3 mujor. Sepse se dimë si do vazhdojnë kufizimet dhe pandemia. Propozimet tona janë të thjeshta. Të hiqen taksat lokale dhe zënia e hapësirës publike. Me qeverinë qendrore vajzhdojmë të jemi të buindur se duhet të ketë ulje të tvsh për biznesin dhe ndihmë sa i pëket sektorit me shtyrjen e afateve të pagesave të tatim fitimit. Restorantet dhe hotelet po hasin vështirësi të madhe në pagesa. Të jepet një hapësirë që të paguajnë brenda dy muajve", shtoi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja