Jahjaga: Askush mos ta pengojë
Kosovën drejt Bashkimit Europian

Jahjaga: Askush mos ta pengojë<br />Kosovën drejt Bashkimit Europian
VJENE- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në fjalën e mbajtur në Kongresin e 11-të Ndërkombëtar të Vjenës me temë “Vizioni për Europën”, foli ndër të tjera për synimin dhe rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në BE dhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas një njoftimi nga Presidenca e Kosovës, Jahjaga duke folur për arritjen e marrëveshjeve Kosovë-Serbi, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë një partneritet, të bazuar në njohje të dyanshme, si hap përfundimtar drejt integrimit në BE.

Presidentja tha se BE nuk duhet të lejojë vendosjen e pengesave në rrugëtimin e shteteve aspiruese, sepse një akt i tillë do të bllokonte zhvillimin e mëtejshëm dhe do të krijonte një periudhë të re mospajtimesh në Ballkanin Perëndimor, duke sjellë edhe një ndalesë tjetër në procesin e progresit të përgjithshëm të këtij rajoni.

Jahjaga është shprehur se Kosova nuk do të bëjë asnjë hap i cili i cenon sovranitetin dhe integritetin territorial.

Presidentja e Kosovës ka theksuar se Republika e Kosovës nuk është një projekt interim, por një fakt i përhershëm dhe një realitet i pamohueshëm, dhe integriteti territorial i saj nuk mund të komprometohet. Derisa ka shtuar se Serbia duhet të heqë dorë nga ideja e ndarjes së Kosovës në vija etnike. Duhet të heqë dorë nga kërkesa që Kosova të shkëmbejë një pjesë të territorit të saj dhe duhet të heqë dorë nga ideja e një konflikti të ngrirë.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar