Jahjaga: Dënoj aktet e dhunës,
protesta e drejtë e pamohushme

Jahjaga: Dënoj aktet e dhunës,<br />protesta e drejtë e pamohushme
Presidentja e Kosovës ka dënuar aktete e dhunës gjatë protestës së ditës së sotme në Prishtinë. Atifete Jahjaga në një status në rrjetin social Facebook, shkruan se protesta është një e drejtë demokratike të qytetarëve të Kosovës për të shprehur kërkesat e tyre.
 
“Dënoj ashpër aktet vandale të një grupi të vogël protestuesish ndaj pronës publike dhe private të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe kërkoj që organizatorët e protestës të distancohen nga turmat që po sulmojnë Policinë e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e Kosovës e bizneset në qytet”, shkruan Jahjaga.
 
“E drejta për të protestuar është e drejtë e pamohueshme që garantohet dhe ushtrohet në çdo demokraci, por atë e përcjellë edhe përgjegjësia për të ruajtur rendin publik dhe pronën e ndërtuar me shumë sakrificë, djersë e mund nga qytetarët e Kosovës.Ftoj të gjitha palët për qetësi dhe demonstrim te pjekurisë politike dhe shoqërore”, përfundon statusin presidentja Jahjaga. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf