/ATSH/-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën, do të jenë sot për vizitë ne Deçan.
Atje, të dy do të jenë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Për këto festa në Kosovë po qëndron edhe Ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Aleksandar Vulini.

Ai, së bashku me shumë qytetarë të tjerë janë ndaluar një ditë më parë që të vizitojnë Kishën Ortodokse në Gjakovë, ndërsa në mbrëmje ka kryer ritualet e kësaj feste në fshatin Zoqishtë të Rahovecit./KosovaPress/