Jahjaga e Mustafa: Luftë grupeve
që po ndihmojnë emigrimin ilegal
Presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Isa Mustafa kanë kërkuar nga organet e rendit të luftojnë grupet kriminale që po ndihmojnë qytetarëve e Kosovës të ikin jashtë vendit në mënyrë ilegale për në vendet e BE-së.
PRISHTINE - Presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Isa Mustafa kanë kërkuar nga organet e rendit të luftojnë grupet kriminale që po ndihmojnë qytetarëve e Kosovës të ikin jashtë vendit në mënyrë ilegale për në vendet e BE-së.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidentja Jahjaga përmes një postimi në rrjetet sociale, sipas së cilës në takimin e mbajtur mbrëmjen e djeshme kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Kujttim Shala, Ministri i Financave Avdullah Hoti, Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, zëvendësministri i jashtëm Petrit Selimi, zëvendësministri i integrimeve, Ramadan Ilazi dhe drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni ku u diskutuan hapat që duhen ndërmarrë në zgjidhjen e çështjes së migrimit ilegal.
Nga ana e tyre, Jahjaga dhe Mustafa kanë biseduar në lidhje me mënyrat e zgjidhjes së çështjes së emigrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës, përmes vetëdijësimit dhe adresimit të shkaqeve që kjo çështje sjell në politikat e shteteve të BE-së ndaj azilkërkuesve si dhe forcimit të sundimit të ligjit.
“Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, së bashku me bartësit e institucioneve përgjegjëse të Kosovës, biseduan për mënyrat e zgjidhjes së çështjes së migrimit ilegal, përmes vetëdijesimit të qytetarëve të Kosovës për politikat e shteteve të BE-së ndaj azilkërkuesve, adresimit të shkaqeve të migrimit ilegal, forcimit të sundimit të ligjit dhe rendit që do të parandalonte edhe grupet kriminale që të përfitojnë në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe ndërmarrjes së hapave për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.” Thuhet në postimin e Presidentes Jahjaga
Po ashtu gjatë ditës së djeshme Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, me ftesë të tyre, kanë takuar edhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së për të biseduar për bashkëpunimin lidhur me këtë çështje.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.5%
-
Më keq
44.8%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2534
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18