PRISHTINË, 19 Shtator/ATSH-Behlul Jashari/.- Presidentja e Republik?s s? Kosov?s, Atifete Jahjaga dhe Ambasadorja gjermane, Angelika Viets, çelën sot në Prishtinë, festimet e 15 vjetorit t? bashk?punimit gjermano-kosovar.
Presidentja Jahjaga theksoi se, ky jubile shënon kapitullin më të rëndësishëm të historisë së miqësisë së ngushtë që popujt tanë kanë ndërtuar me dekada të tëra.
"15 vite më parë vuri themelet mbështetja e pakursyer e popullit mik gjerman për vizionin e një Kosove në paqe dhe në liri, një Kosove shtet demokratik dhe anëtare të barabartë në familjen e popujve të lirë, duke u bërë kështu aleat kyç dhe partner strategjik i qytetarëve të Kosovës dhe avancimit të shtetit të tyre", theksoi Jahjaga.Presidentja vijoi se, në çdo hap të konsolidimit të shtetësisë tonë, të konsolidimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar, të ndërtimit të një shteti me mundësi të pafunda për të gjithë qytetarët pa dallim, ndihma dhe mbështetja e ardhur nga miqtë tanë gjermanë ka luajtur një rol të rëndësishëm.
"Andaj, ndërsa shënojmë arritjet dhe sukseset tona të përbashkëta në këto 15 vite, ju shpreh mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve të saj që qëndruat krah nesh dhe që besuat në vizionin tonë të lirisë dhe të paqes", tha Presidentja kosovare.
Jahjaga siguroi se, institucionet e Kosovës sot, 15 vite pas përfundimit të luftës që la pas pasoja të rënda, mbeten të përkushtuara për të parë drejt së ardhmes, duke ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme për ndërtimin e një shteti të së drejtës ku mbizotëron rendi dhe ligji dhe një shteti të zhvilluar ekonomikisht që ju ofron qytetarëve të saj prosperitet dhe begati."Vlerësoj lart kontributin që ndihma gjermane dhe programet e shumta të saj, për paqe, siguri dhe zhvillim vazhdojnë t'i japin zhvillimit të së ardhmes së Kosovës dhe ndërtimin të një shoqërie gjithëpërfshirëse që ju ofron mundësi të barabarta të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, feje apo gjinie", u shpreh ajo.
Jahjaga theksoi se, Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e pakthyeshme drejtë integrimeve euroatlantike dhe në ushtrimin e rolit të saj si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, duke marrë përsipër të gjitha obligimet e saj si anëtare e barabartë në arenën ndërkombëtare.
Viti 2014 sh?non p?rvjetorin e 15-t? t? Bashk?punimit gjermano-kosovar. Me rastin e k?tij p?rvjetori do t? festojm? n? Rrugën N?na Terez?, në sheshin Zahir Pajaziti n? 19 dhe 20 shtator, është bërë e ditur në një komunikatë për shtyp dërguar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.
T? gjitha organizatat q? p?rfitojn? nga Bashk?punimi gjermano-kosovar do t? prezantojn? pun?n e tyre para publikut. Ambasada Gjermane, GIZ-i (Shoq?ria p?r Bashk?punim Nd?rkomb?tar), KfW-ja (Institucioni Kreditor p?r Rind?rtim), APPK-ja (Agjencia p?r Promovimin e Pun?simit n? Kosov?), DAAD-ja (Sh?rbimi Gjerman p?r Shk?mbim Akademik) dhe shum? t? tjer? do t? jen? prezentë./m.m/