PRISHTINE - Ndryshe nga vitet e tjera, pervjetori i tete i pavaresise se Kosoves nuk ka nxjerre ne shesh qytetare te shumte, entuziaste per kete dite feste per shtetin e ri. Protesta e opozites kunder qeverise dhe tre marrëveshjeve te miruatura ne Kuvend, ka "rrembyer" qytetaret nga festa. 

Nga sheshi Zahir Pajazit presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga mbajti fjalen e fundit para popullit si kryetare shteti, ne kushtet kur brenda pak dites vendi pritet t'i drejtohet zgjedhjeve presidenciale per te "kurorëzuar" Hashim Thaçin.

“Kjo është dita e Kosovës kur kremtojnë lirinë, një lindje për qytetarët tonë. Kosova është dhimbja dhe krenaria jonë”, u shpreh Jahjaga para qytetareve. 

E ardhmja sipas saj, nuk mund te ndryshohet me dhune, duke leshuar keshtu edhe nje here apelin ndaj opozites kosovare per te mos perdorur dhune ne protesten qe mbajne diten e pavaresise. 

Sipas saj Kosova është një realitet i pakthyeshëm pas një luftë të gjatë. “Një miqësie e përjetshme me SHBA, të cilët na kanë mbështeturë gjithmonë. Kosova sot është një demokraci e sfiduar, dhe na duhet më shumë guxim, vullnet”.

Sipas Jahjagës është koha për të filluar ndërtimin e shtetit. "Në këtë 8 vjetor duhet të bëhëmi sërish bashkë", tha ajo.
  /Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 22 Dhjetor, 10:22

    Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?