PRISHTINE, 21 Gusht/ATSH/- Kosova dhe SHBA do të thellojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmën.
Kjo u konfirmua edhe pas takimit të parë të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga me ambasadorin amerikan, Greg Delawie që sa po mori detyrën.
Presidentja tha se Kosova mbetet e përkushtuar për të vazhduar këtë bashkëpunim dhe miqësinë me ShBA.
Ndërsa, ambasadori amerikan pasi që përshëndeti në gjuhën shqipe dhe atë serbe, tha se është i lumtur që në Kosovë po ndërtohet objekti i ri i Ambasadës Amerikane e po ashtu që ai që ka marr këtë detyrë të re dhe së bashku me familjen e tij do të qëndrojnë gjatë këtij mandati në Kosovë./kosovapress/ /a.g/