/ATSH/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e Festës së Krishtlindjes, ka përgëzuar Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, si dhe të gjithë besimtarët e krishterë.
"Me rastin e ditës së Krishtlindjes, që simbolizon vlerat më të larta të solidaritetit, harmonisë, dashurisë dhe paqes ndërmjet njerëzve, ju shpreh urimet e mia juve dhe gjithë besimtarëve të krishterë. Këtë festë le ta kalojmë me gëzim e harmoni në familjet tona, me të mirat që na i ka dhuruar Zoti", shprehet Jahjaga.
Ajo thekson se, Krishtlindjet sot e gjejnë vendin tonë, Republikën e Kosovës, me një numër të madh arritjesh në të gjitha fushat, me përkushtimin për rritjen e mirëqenies për qytetarët tanë pa dallim etnie e besimi, për zhvillim ekonomik të vendit dhe me synime të qarta për integrime euroatlantike.
"Në këtë rrugë kemi plot sfida e vështirësi. T'i kalojmë ato së bashku, me synimin për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës", thekson Presidentja Jahjaga.
Në këtë ditë, vijon ajo, le të kujtohemi për të gjithë njerëzit rreth nesh që kanë nevojë për ndihmën dhe solidaritetin tonë, të ndajmë me ta momentet e festës, t'ua bëjmë atyre jetën më të lehtë e më të mirë.
"Po kështu, le të përkujtojmë ata që nuk janë më në mesin tonë. Ata kanë dhënë shumë e kanë bërë shumë për ne dhe për shtetin", shprehet Presidentja kosovare.
Në ditën e Krishtlindjes, shton Jahjaga, uroj të gjithë udhëheqësit dhe pjesëtarët e misioneve ndërkombëtare në vendin tonë, ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë dhe të gjithë përfaqësuesit e tjerë ndërkombëtarë, të cilët do të festojnë këtë ditë të shënuar në vendin tonë", përfundon Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës së Kosovës
/Shqiptarja.com