/ATSH/.- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka qenë pjesë e panelit "Adresimi i ekstremizmit të dhunshëm: përgjegjësia e përbashkët", që u zhvillua gjatë punimeve në kuadër të Forumit Ekonomik Botërorë, në Mbretërinë Hashimite të Jordanisë ka folur për ekstremizmin.
Ajo është shprehur se 'kufijtë tanë nuk janë më gardhe të sigurta" dhe se "ne jemi të rrezikuar nga kërcënimet e njëjta, qofshin ato nga terrorizmi i brendshëm apo luftëtarët e lirisë, të joshur nga ISIS-i me ideologji të ndryshuara apo mjete financiare".
Jahjaga, kur foli kështu përmendi edhe Kosovën si vend ku jetohet në multikulturalizëm dhe multietnicitet dhe kërkoi nga liderët e moderuar fetarë që të kundërshtojnë interpretimet false të fesë përmes të cilave ata mundohen të arsyetojnë dhunën.
"Ne duhet fuqimisht ta refuzojmë atë. Ne duhet të demonstrojmë vendosmërinë tonë që ta largojmë me rrënjë ekstremizmin, duke qëndruar bashkë dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin përmes diplomacisë dhe bashkëpunimit në siguri", ka thënë më tej Jahjaga.
Në panel, së bashku me presidenten Jahjaga, morën pjesë edhe zëvendëspresidenti i Irakut, Ayad Allawi, zv/kryeministri i Irakut, Saleh Muhammed Al Mutlaq, nënsekretarja e shtetit për sigurinë civile, demokraci dhe të drejtat e njeriut e SHBA-së, Sarah Sewall, udhëheqësi i një kompanie danezo-kuvajtiane, Mohammad Jaafar dhe një përfaqësues i shoqërisë civile në Jordani.
/Shqiptarja.com