Jahjaga mohon rikandidimin:Jam në
Presidencë deri në 6 Prill 2016

Jahjaga mohon rikandidimin:Jam në<br />Presidencë deri në 6 Prill 2016
Ahtifete Jahjaga nuk do të kandidojë për një mandat të dytë në krye të Shtetit të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, duke shuar kështu çdo dyshim që ishte hedhur në qarkullim nga disa zëra, të cilët thonin se Jahjaga mund të kandidonte për një mandate të dytë, ndonëse koalicioni qeverisës ka vendosur që ajo të zëvëndësohet nga ish kryeministri, Hashim Thaçi.

Duke folur për mediat kosovare, Jahjaga ka thënë se mandate i saj përfundon në fillim të muajit prill dhe se ka ende disa gjëra që duhet ti përmbyllë deri në fund të mandatit të saj.

Mandati im përfundon më, 6 prill 2016. Jam e përqendruar në përmbylljen e mandatit tim si presidente. Kam ende gjëra që më duhet t’i përmbyll. Dhe mos harroni ende kam për të luajtur rol në tejkalimin e krizës aktuale. Kudo që do të jem, do të vazhdoj të jem e përkushtuar që të kontribuoj në forma të ndryshme në shumë çështje, të cilat i kam iniciuar në rolin tim si presidente”, ka thënë ajo.

Ndërkohë që sa i përket Hashim Thaçit president të ardhshëm, presidentja Jahjaga ka thënë se kjo do tu takojë deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët duihet të votojnë për këtë proçes shumë të rëndësishëm, siç është a ii zgjedhjes së Presidentit të vendit.

"Është çështje e 120 deputetëve, që janë të thirrur me Kushtetutë, të zgjedhin presidentin e Republikës së Kosovës. Kjo del përtej detyrave të mia kushtetuese të jap vlerësim për këdo nga ky pozicion”,ka thënë Jahjaga.

Ahtifete jahjaga ka hyrë në histori si presidentja e parë femër në krye të një shteti shqiptar, duke treguar kështu se femrat shqiptare kanë kapacitete dhe janë të zonja që të kenë rol të fuqishëm në vendimmarrje.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin