PRISHTINE- Nëse nuk arrihet një marrëveshje në mes liderëve të partive politike për formimin e institucioneve të reja, atëherë si opsion për të dalë nga kriza politike po shihen edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme. Këtë mundësi apo opsion e ka përmendur për herë të parë edhe presidentja Atifete Jahjaga, raporton "Kosova Sot". 

Ajo në takimin e fundit ua ka bërë me dije liderëve se ata duhet të gjejnë në zgjidhje shpejt për tejkalimin e krizës katërmujore, në të kundërtën vendi do të shkojë sërish në zgjedhje. Mirëpo, nëse zgjedhjet mbesin zgjidhja e vetme për të dalë nga ngërçi politik, atëherë vihet në pikëpyetje se kush ka të drejtë t’i shpallë ato?

Sipas analistëve politikë dhe njohësve të çështjeve juridike në rrethanat aktuale presidentja nuk mund të shpallë zgjedhje pa marrë paraprakisht miratimin e 2/3 së deputetëve për shpërndarjen e Parlamentit, kjo për faktin se nuk ka asgjë në Kushtetutë që ia mundëson presidentes, që pa autorizimin paraprak të Kuvendit (2/3) të shpërndajë këtë të fundit dhe të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Marrë nga "Kosova Sot"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)