Jahjaga: Rivendosja e barrikadës
në Mitrovicë është e papranueshme

Jahjaga: Rivendosja e barrikadës<br />në Mitrovicë është e papranueshme
PRISHTINE - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Salvatore Farina, me të cilin bisedoi për situatën aktuale në Mitrovicë dhe në komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Farina e njoftoi presidenten Jahjaga me gjendjen aktuale në këto komuna të Kosovës, pas rivendosjes së barrikadës në urën në qytetin e Mitrovicës. Sipas një njoftimi të presidencës, Farina ka thënë se forcat paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, kanë shtuar praninë e tyre në këtë pjesë të qytetit për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Farina tha se është e nevojshme që çështjet të zgjidhen hap pas hapi duke krijuar mirëbesim ndërmjet qytetarëve dhe theksoi përkushtimin e KFOR-it për përmbushjen e misionit të tij në Kosovë.Presidentja Jahjaga, tha se rivendosja e barrikadës në urën e Mitrovicës, është e papranueshme dhe njëkohësisht cenon lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim.

Ajo tha se rivendosja e barrikadës pengon përparimin e Kosovës dhe gjithashtu pengon integrimin e plotë të të gj ithë qytetarëve në jetën shoqërore dhe institucionale të vendit.

Jahjaga theksoi se qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe komunitetin serb që jeton në pjesën veriore të vendit, përmes pjesëmarrjes së tyre edhe në zgjedhjet komunale të vitit 2013 dhe në ato të përgjithshme në qershor të këtij viti, kanë dëshmuar gatishmërinë për ndërtimin e një Kosove të përbashkët, demokratike dhe gjithëpërfshirëse ku do të sundojë rendi dhe ligji dhe në të cilën nuk ka vend për barrikada./Kosovapress/

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut