Jahjaga: Të zbardhet vrasja e
Janiqijeviç, duan të frikësojnë

Jahjaga: Të zbardhet vrasja e<br />Janiqijeviç, duan të frikësojnë
PRISHTINE- Presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi dënojnë vrasjen e këshilltarit serb në mitrovicën veriore. Duke e cilësuar lajm tronditës ata kërkojnë drejtësisë të hetojnë dhe të zbardhin sa më parë se kush janë autorët e vrasjes së Dimitrije Janiqijeviç.
.
Jahjaga e quan “akt qyqar që ka për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe frikësimin e qytetarëve”.

DEKLARATA E  ZYRES SE PRESIDENCES SE KOSOVES 
"Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dënon fuqishëm vrasjen, gjatë natës, të këshilltarit të Asamblesë së Mitrovicës së Veriut nga Partia e Pavarur Liberale (Samostalna Liberalna Stranka) si akt qyqar që ka për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe frikësimin e qytetarëve.
Presidentja Jahjaga e cilëson vrasjen e këshilltarit nga radhët e SLS si tentim për të zmbrapsur përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj që të vendosin rend dhe ligj dhe të normalizojnë e stabilizojnë çdo cep të territorit të vendit.
Presidentja Jahjaga kërkon nga organet e rendit që të marrin të gjitha masat për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti dhe për të sjellë përpara drejtësisë kryesit e kësaj vepre."

 DEKLARATA E HASHIM THACIT 
 “Lajmi që sot në mëngjes, para shtëpisë tij u vra këshilltari i Dimitrije Janiçijeviq, i Listës së Partisë së Pavarur Liberale, për mua ishte tronditës.
Asnjë motiv nuk mund ta arsyetojë marrjen e jetës së një qytetari. Familjes së këshilltarit Janiçijeviq i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Organet e drejtësisë dhe hetuesisë duhet sa më parë ta ndriçojnë rastin! / H.Th.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar