PRISHTINË, 11 Nëntor /ATSH/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, i shoqëruar nga koloneli David Jones, këshilltar ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe në FSK.
Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës në Facebook, ata i dhuruan Presidentes një shenjë të lulëkuqes, simbolit të Armëpushimit, që çoi në përfundimin e Luftës së Parë Botërore. /a.ke/