Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicionin qeverisës, pak para orës 11:00 presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, të cilët e njoftuan për përmbylljen e procesit të marrëveshjes ndërmjet tyre me qëllim të ndërtimit të institucioneve të Kosovës, njofton Zyra e Presidencës për informim, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetarët e të dyja partive politike parlamentare, Thaçi dhe Mustafa e informuan presidenten Jahjaga për përmbylljen e marrëveshjes ndërmjet dy subjekteve politike dhe për hapat e mëtejmë në ndërtimin e institucioneve të reja të vendit. Ata theksuan se marrëveshja ndërmjet tyre do të përmbushë edhe kriteret e përcaktuara kushtetuese dhe shoqërore për institucione përfshirëse e të përgjegjshme.

jahjaga thaci mustafa

Jahjaga theksoi se do të jetë në funksion të garantimit të  funksionimit demokratik të institucioneve dhe në zbatim të plotë të Kushtetutës e të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)