Jahjaga: Unë në krye shtetit
Shembull i mirë për Kosovën
Presidentja e Kosovës mendon se shërbeu si shembull i mirë për të tjerët. Vendosja e saj në krye të shtetit, sipas Atifete Jahjagës, është një imazh i mirë për Kosovën, vend ky që po përballet me presione për themelimin e Gjykatës Speciale.
Presidentja e Kosovës mendon se shërbeu si shembull i mirë për të tjerët. Vendosja e saj në krye të shtetit, sipas Atifete Jahjagës, është një imazh i mirë për Kosovën, vend ky që po përballet me presione për themelimin e Gjykatës Speciale.
Krijimi i këtij institucioni, sipas presidentes, është obligim që duhet ta kryejë vendi.
Kuvendi i Kosovës duhet ta përmbushë obligimin rreth themelimit të Gjykatës Speciale, në të kundërtën alternativa që ofrohet është e dëmshme për vendin. Kështu tha presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, duke insistuar se themelimi i kësaj gjykate nuk e paragjykon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Si shtet jemi përcaktuar që jemi për drejtësi ndaj të gjithëve dhe në asnjë rast nuk e paragjykon luftën e lavdishme të UCK kjo do të jetë për individë", tha ajo.
Jahjaga tha nëse Kuvendi nuk e miraton themelimin e gjykatës speciale alternativa që na ofrohet nuk është e favorshme për shtetin e Kosovës dhe është e rrezikshme.
"Shpresoj që kjo mos të ndodhë nuk duhet të ndodhë sepse jemi mësuar që ti përmbushim detyrat që i kemi marrë alternativa që gjykata të miratohet në KS të OKB-së është shumë e rrezikshme për qytetarët e Kosovës dhe unë këtë nuk ia dua vendit tim".
Në intervistën për mediat kosovare, presidentja Jahjaga foli edhe për fundin e mandatit si e para e vendit dhe të ardhmen e saj politike. Në lidhje me atë se për çfarë qytetarët e Kosovës do ta mbajnë në mend presidenten Jahjaga. Ajo jep këtë përgjigje:
“Besoj se kam qenë një shembulli i mirë i një institucioni të pa korruptuar i taksapaguesve tanë dhe për qytetarët tanë. Jam përkushtuar për imazhin e Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës”.
Jahjaga së cilës më 2016 do t`i skadojë mandati i presidentes, ende nuk ka menduar se ku do të jetë pas kësaj periudhe por ajo është zotuar se edhe pas kësaj do të punojë për të mirën e qytetarëve dhe për përmirësimin e imazhit të Kosovës.
Marrë nga RTKRedaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
39.1%
-
Më keq
43.9%
-
Njësoj
17.1%
Vota total: 3994
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fitim Zekthi: Të përkrahësh fashistë apo shovinistë në zgjedhje, është e neveritshme dhe e urryer
4 Gusht, 20:06
-
Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Pjesëmarrja rezulton 36.9%, procesi i votimit në 36 QV ishte i qetë
4 Gusht, 19:59
-
Problemi me kartat e skaduara në Himarë/ Kristaq Kume: Ekspertët duhet të njoftonin KQZ dhe partitë, një pjesë e fajit edhe zgjedhësit
4 Gusht, 19:56
-
'Turpi i Berishës që kandidoi Belerin', Ergys Mërtiri në Report Tv: Edhe Gjikuria i njëjti mall, të dy foto me flamurin e Vorio Epirit
4 Gusht, 19:47
-
VIDEO/ Gjikuria shfaqet vetëm dhe i braktisur ditën e votimit duke ngrënë byrek, asnjë aleat politik krah tij
4 Gusht, 19:46
-
Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023
4 Gusht, 19:42
-
Bardhi marton motrën, Sara Gjordeni publikon momentin prekës të këngëtarit mes lotësh (VIDEO)
4 Gusht, 19:39
-
Zgjedhjet në Himarë/ Flamur Noka shpall humbjen pa nisur numërimi i votave
4 Gusht, 19:38
-
Zgjedhjet në Himarë, mbyllen të 36 qendrat e votimit
4 Gusht, 19:28
-
Përfundon procesi i votimit në Himarë fshat, qetë dhe pa probleme! Pritet nisja e kutive në KZAZ-në e numërimit
4 Gusht, 19:23
-
Zgjedhjet në Bashkinë Himarë, mediat greke pasqyrojnë procesin dhe mesazhin e Belerit nga burgu
4 Gusht, 19:12
-
Tiranë/ Ishte në zonën e ajrimit, i paraburgosuri i IEVP-së 'Jordan Misja', humb jetën pas arrestit kardiak
4 Gusht, 18:54